Kryefaqja Mjekësi Alternative Kthetra e djallit, zgjidhja për artritin dhe reumatizmën?

Kthetra e djallit, zgjidhja për artritin dhe reumatizmën?

2
Shpërndaje

Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ

Kthetra e djallit (harpagophytum procumbens), kjo bimë ka veti antiinflamatore dhe antireumatizmale. Sot përdoret për të trajtuar artritin dhe reumatizmën.

Përbërësit: Glikozitiridoit, fenole, karbohidrate, flavonoide, fitosterole.

Veprimi: Antiinflamator, antireumatizmale, analgjezike, qetësuese, diuretikë, nxit tretjen.

kthetra e djallit gjallePjesët që përdoren:

Në mjekësi përdoret zhardhoku i bimës. Studimet kanë treguar se përdorimi mbi 6 javë i bimës përmirëson në mënyrë të ndjeshme lëvizjen e artikulacioneve në artritin reumatoid dhe ul ënjtjen. Kthetra e djallit mund të merret edhe si nxitës i tretjes për një numër të madh sëmundjesh të mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.

Përdorimi:

kthetra e djallit vizatimDekokti: Pihet një filxhan para ushqimit për të hapur oreksin në çrregullime të mëlçisë ose fshikëzës së tëmthit. Mund të përdoret edhe si shpëlarës për venat varikoze të pezmatuara, si dhe për hemorroidet.

Kremi: vendoset mbi kyçet, aty ku paraqitet dhimbja dhe bëhet masazh 3-4 herë në ditë. Mund të shtoni disa pika vaj rozmarinë për të larguar dhimbjet e forta.

Kapsula: Merren deri 3 x 600 mg, si dozë mbajtëse për sëmundjen kronike të artritit reumatoid dhe për periudha acarimi doza rritet në 800 mg.

Tinktura: merren 20-30 pika për dozë për të paktën 6 javë për të trajtuar osteoartritin dhe dhimbjet reumatizmale.

Tabletat: merren 600 mg në ditë si dozë mbajtëse në sëmundjen e artritit reumatoid dhe në periudha acarimi përdoren 800 mg për të qetësuar dhimbjet.

2 Komente

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here