Për të gjitha vajzat, por edhe të gjithë të tjerët që duan të duken bukur për festa, kujdes: temperaturat e ulëta shtojnë oreksin. Megjithatë, dietologët thonë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, duke dhënë dhe këshillat përkatëse. Kjo ndodh, pasi, sipas tyre, shtimi i oreksit në muajt e dimrit është një dukuri që ndodh sa herë që bien temperaturat e motit, për shkak se ndjesia e të ftohtit nxit oreksin.
Dietologët këshillojnë veshjen me rroba të ngrohta për ruajtjen e temperaturës së trupit. Ndërkohë që rekomandojnë konsumimin e frutave të thata, bajamet, arrat, etj, për energji shtesë. Për një trup të shëndetëshëm, dietologët rekomandojnë mosndërprerjen e aktiviteteve fizike, të cilat mund të bëhen në ambiente të mbyllura, në palestra apo dhe në shtëpi, për të ruajtur një trup dhe shëndet të mire.

