Ledhatimet qetësojnë zemrën e foshnjave

mami dhe bebi qesh1Të sapolindurit janë menjëherë të ndjeshëm ndaj përkëdheljeve dhe reagojnë me një stimul të tillë duke ulur ritmin kardiak dhe ndjeshmëria e tyre ndaj këtyre stimujve duket se përputhet me atë të prindërve. Një gjë e tillë provohet nga një studim i publikuar së fundmi në revistën “Physchological Science”, raporton agjencia ANSA.

Në praktikën klinike të reparteve të neonatologjisë është e njohur “fuqia terapeutike” e kontaktit të foshnjave të lindura para kohe me nënat e tyre. Ekspertët gjermanë kanë dashur të studiojnë efektin e stimujve të ndryshëm të prekjes në lëkurën e të porsalindurve: të vegjlit mbaheshin në këmbët e prindërve dhe psikologët preknin lehtë krahët e tyre me një furçë me shpejtësi të ndryshme.

Reagimet e trupit të të vegjëlve u vlerësuan me mjete të ndryshme, duke matur për shembull ritmin e zemrës së tyre. Foshnjat ishin më të ndjeshme në stimujt e prekjes së lehtë të ngjashme me ato të një ledhatimi të butë.

Kërkuesit thonë se aftësia për të kuptuar dhe për të qenë të ndjeshëm ndaj një prekjeje të këndshme të një ledhatimi është jetësore që në muajt e parë të jetës së fëmijës për shkak të rolit thelbësor që luan kontakti fizik i afrimit në formimin e lidhjes së dashurisë mes prindit dhe fëmijës.

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet