Lira Gjika: Është natyrale që fëmija të qajë kur shkon në kopsht

Lira Gjika

Kur fëmija shkon në kopsht për herë të parë, është natyrale që të qajë dhe duhet të qajë. Vajtja në kopsht është një ngjarje e madhe për jetën e fëmijës dhe po ashtu edhe të nënës, sepse po konkretizohet procesi i të qenit dy individë më vete, pra dy njerëz të ndryshëm. Nëna dhe fëmija janë dy njerëz të ndryshëm.

Ky proces nuk është një proces i lehtë, pasi vetë nëna e refuzon. Vetë nëna, nuk e do dhe nuk e zhvillon këtë lloj vetëdije. Natyrisht që nuk e bën me dashje, por e shikon fëmijën e saj si të vogël dhe jo një njeri tjetër, i cili mund të ekzistojë pa të.

Mirëpo, gjithashtu, nuk është një gjë e lehtë t’i besosh dikujt fëmijën dhe për më tepër, për orë të tëra. Për orë të tëra, nëna të mos ketë asnjë lloj kontakti fizik dhe personal me fëmijën. Ndjesia, që provokon kjo “kohë e munguar” ndërmjet nënës dhe fëmijës, krijon ankth, pasiguri dhe konfuzion, në shpirtrat e të dyve. Fëmija e demostron me të qarën dhe nëna me ndjenjë faji dhe mosbesim.

I takon profesionistëve, pra edukatoreve, të qetësojnë nënën dhe fëmijën me sigurinë, që të jep profesioni dhe jo duke e paragjykuar apo u bezdisur, nga qëndrimi i pasigurt dhe mëdyshës i nënës.

Gjithashtu e qara e fëmijës është një reaksion natyral, pasi ai po ndahet nga nëna që është gjithçka për të dhe do të rrijë në një ambient të huaj me njerëz të panjohur. Edhe në këtë rast, edukatoret me profesionalizmin e tyre duhet të qetësojnë fëmijën brënda ores, duke i dhënë të drejtë që qan, pasi nuk i njeh dhe për më tepër, ato nuk janë mami, “por mami e ka zgjedhur me kujdes vendin ku do të besojë fëmijën e saj” dhe ai apo ajo shumë shpejt, do ta ndjejnë këtë gjë.

Duke kënduar dhe duke bërë lojra të ndryshme, te fëmija do të fillojë të zhvillohet një univers i ri, që kombinon atë, vetëm në kopshtin, pa prezencën e mamit.

Fëmija i vetëm ndërton marrëdhënie me këtë mjedis të ri. Në këtë mjedis të ri, pra në kopsht, nën drejtimin e edukatoreve, do të mësojë si të luajë me moshatarët e tij, duke praktikuar, të folurën, fjalët, duart dhe mbi të gjitha mëndjen dhe deri këtu është shumë mirë. Mirëpo, ajo që është problem kur fëmija fillon kopshtin, është tradita jonë e vjetëruar. Në traditën tonë fëmija trajtohet si i vogël, që nuk merr vesh apo nuk kupton dhe jo një njeri që po rritet.

Kështu, meqenëse është i vogël dhe nuk merr vesh, i biem shkurt, e gënjejmë, që të mos kuptojë që mami ka ikur dhe, duke shtuar dhe shprehjet: pusho, se i thashë policit apo e thërrita doktorin të të bëjë gjilpërën dhe, nuk mbaron këtu, ky i ashtuquajturi “dialog”, bëhet me zë të lartë e shumë të ashpër. Ky është problemi, mënyra jonë e të trajtuarit të fëmijës, pra e të rriturve.

Ne e trajtojmë kopshtin si një vend ku nënat lenë fëmijët se s’ka kush t’ua mbajë dhe jo si faza themel e organizimit të gjuhës, mëndjes dhe mendimit. Kjo mënyrë të trajtuari të fëmijës në këtë moshë, lë shumë për të dëshiruar, pasi ne ende nuk e kemi marrë seriozisht dhe nuk e vlerësojmë ashtu siç duhet këtë moshë themel për njeriun dhe njerëzoren. / Kopshti im

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll