Mjekët ngrenë shqetësimin, pacientët me diabet të tipit 2 që marrin këto medikamente, rrezikojnë humbjen e shikimit

Njerëzit me diabet të tipit 2 që marrin medikamente GLP-1 mund të përjetojnë kushte verbuese të syrit, që pas ditës së parë të marrjes së barnave.  Ndaj okulistët tani po u kërkojnë pacientëve të tyre që të jenë vigjilentë për të folur për çdo ndryshim të shikimit gjatë konsumit të tyre.⁠

Një studim i ri në JAMA Ophthalmology sugjeron se pacientët me diabet të tipit 2 që marrin ilaçe GLP-1 duhet të kontaktojnë menjëherë ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor nëse përjetojnë ndryshime në shikim.

Kjo për shkak se ata janë në rrezik  për probleme të tilla si ënjtja e nervit optik, një problem i njohur ndryshe si “goditja në sy”.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se gjetjet sugjerojnë se, korrigjimi i shpejtë i sheqerit të lartë në gjak mund të lidhet me fillimin e problemeve të reja të shikimit.

“Mesazhi për pacientin është se ne jemi ende duke hetuar nëse këto barna i vendosin ata në rrezik më të lartë të dëmtimit ishemik të nervit optik. Mesazhi për ofruesin e kujdesit parësor është, nëse një pacient që merr një nga këto medikamente ju telefonon dhe thotë se ka turbullim ose humbje të shikimit,  u thoni të kontaktojnë me okulistin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Mos prisni. Ndoshta është një luhatje e glukozës ose mund të jetë diçka më serioze” thotë Norah S. Lincoff, MD, Profesor i Neurologjisë. 

Ajo shton se për shkak se këto barna ofrojnë përfitime të mirë-dokumentuara, njerëzit nuk duhet të vendosin vetë t’i heqin ato. Por nëse një pacient që merr këto barna përjeton humbje të shikimit, ata duhet të telefonojnë mjekun e tyre  për rregullimin e dozës ose ndërprerjen e ilaçeve.

“Ne kemi mënyra të tjera për të kontrolluar diabetin dhe humbjen e peshës,” thotë ajo. “Ka shumë opsione për pacientët.”/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi