Në mëngjes apo darkë: Kur është më mirë të shkojmë në palestër

Ndonjëherë nuk e dimë çfarë është më keq: Alarmi në 6:00 për në punë apo fakti që pas një dite super të lodhshme të duhet të shkosh në palestër. Sigurisht, kjo e fundit është përveç të tjerave terapi për shkarkim energjie, por këtë e themi zakonisht pasi kemi mbaruar.

Gjithsesi, e zëmë se jeni plotësisht të motivuar, një nga dilemat më të mëdha në lidhje me ushtrimet është: Cila është koha më e mirë për të bërë palestër? Mëngjesi apo darka?

Pavarësisht çfarë mund të keni dëgjuar, nuk ka një kohë më të mirë për ata që duan të ushtrohen. E gjitha varet nga preferencat dhe rutina juaj.

Deri më tani, nuk ka mjaftueshëm studime që tregojnë se të ushtrohesh në mëngjes ka më shumë rezultate se në mbrëmje. Njerëzit do t’i përshtasin oraret sipas stilit të tyre të jetesës.

Përveç kësaj, aktiviteti fizik i mbrëmjes dhe i mëngjesit kanë përfitimi unike që mund të ndikojnë më tej tek zgjedhja juaj.

Ata që ushtrohen në mëngjes kanë tendencën ta kthejnë palestrën në rutinë të përditshme dhe të mos tundohen për ta lënë, e ndërsa mbrëmja vjen më pak dembele. Plus, aktiviteti në mëngjes ju ndihmon të përmirësoni gjumin dhe nivelet e energjisë.

Përsa i përket përfitimeve fizike, ushtrimet e mëngjesit ju japin shansin të vazhdoni të digjni kalori aktive gjatë ditës dhe ta furnizoni trupin mjaftueshëm për masë muskulare. Nga ana tjetër, palestra në mbrëmje ju jep kohë të shlodheni dhe të çlironi gjithë stresin e mbledhur gjatë ditës. /Pop Sugar

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës