Një kimikat në ujin e pijshëm mund të shkaktojë kolesterol të lartë, paralajmërojnë ekspertët

Rreziku i fshehur në ujin tuaj të rubinetit mund të shkaktojë kolesterol të lartë vdekjeprurës, zbulojnë ekspertët.

Një kimikat i gjetur në ujin e rubinetit, që është i lidhur me kancerin mund të rrisë gjithashtu nivelet e kolesterolit të dëmshëm, sugjeron një studim.

I quajtur acid perfluoroktanoik, substanca është përdorur prej kohësh në produkte të tilla si tiganët dhe paketimet e ushqimit për të ndaluar ngjitjen.

Tani, shkencëtarët amerikanë kanë sugjeruar se përbërësi – i cili më parë është gjetur në furnizimet me ujë të rubinetit– mund të rrisë nivelet e kolesterolit, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Në studim, shkencëtarët ushqyen minjtë me një dietë të pasur me karbohidrate dhe yndyra, ekuivalente me atë të konsumuar nga mesatarja moderne amerikane, dhe ujë të pijshëm që përmban nivele të ndryshme të acidit perfluoroktanoik.

Brejtësit u ushqyen me ujë me doza të acidit perfluoroktanoik që varionin nga 0.5, 1.4 ose 6.2 mg për litër, për 14 javë, për të arritur një nivel ekspozimi të regjistruar më parë tek njerëzit.

Analiza zbuloi se minjtë e ushqyer me sasi të mesme dhe më të lartë të kimikatit panë një rritje të niveleve të kolesterolit LDL në gjak dhe mëlçi – lloji më i lidhur me rreziqet shëndetësore, shpesh i referuar si kolesteroli ‘i keq’.

Kolesteroli LDL është një substancë yndyrore që mund të grumbullohet në enët e gjakut, duke formuar depozita që mund të ndërhyjnë në rrjedhën e gjakut, duke rrezikuar atak në zemër dhe goditje në tru.

Duke shkruar në revistën  Archives of Toxicology, ekspertët amerikanë vunë re se acidi perfluorooctanoic ndërhynte me enzimat që ndihmojnë mëlçinë të eliminojë substancën yndyrore.

“Përafërsisht një e treta e kolesterolit eliminohet përmes shndërrimit në biliare [një enzimë tretëse] dhe kjo rrugë përfaqëson burimin kryesor të qarkullimit ditor të kolesterolit,” thanë ata.

Shkencëtarët vunë në dukje se kimikati duket të ketë një ndikim më të fortë në kolesterolin tek minjtë femra, megjithëse ata shtuan se kjo mund të jetë për shkak se brejtësit pinin më shumë ujë se meshkujt.

Ata shtuan se nevojitet punë e mëtejshme për të eksploruar implikimet ndaj ekspozimit të acidit perfluoroktanoik tek njerëzit për periudha të gjata kohore./Dailymail

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj