“Një mollë në ditë i thotë mjekut ik”/ Ja pse kjo shprehje merr kuptim

Ju kujtohet proverba e famshme e shekullit të 19-të mbi mollët? Anglezët thonë vërtetë se “një mollë në ditë i thotë mjekut ik” e këtë e mbështesin edhe ekspertët e shëndetit.

Mollët janë një nga frutat më me shumë varietete dhe vlera e janë të përhapura në të gjithë botën. Mund të konsumoni më shumë se 100 varietete të tyre dhe të merrni menjëherë një dozë të plotë vlerash. Një studim i publikuar së fundëmi në revistën Harvard Health, tregon mbi të dhënat domethënëse që ekspertët kanë gjetur për mollët dhe shëndetin.

Vlerat e mollëve në shëndet

Konsiderohen si fruit më i mirë i sezonit dhe ekspertët paraqesin të dhëna për këtë. Një studim që përfshiu 8.400 persona ku 753 prej tyre ishin konsumues të një molle në ditë tregoi mbi vlerat direkte të mollëve në shëndet. Ata që konsumonin shumë mollë kishin marrë shumë herë më pak medikamente për sëmundje të ndryshme gjatë jetës së tyre se të tjerët. Ky grup personash gjithashtu kishin më pak gjasa të kishin shqetësime të shkonin tek mjeku se personat e tjerë pjesëmarrës në studim.

Të dhëna të tjera mbi mollët tregojnë se vlerat e tyre arrjnë të forcojnë edhe shëndetin e zemrës. Konsumimi i një molle në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, kolesterolit dhe inflamacionit në trup. Edhe nëse i konsumoni bashkë me lëkurë mollët ju dhurojnë shumë fibër dhe polifenole të cilat i bëjnë mirë zemrës.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet