Përse duhet t’i konsumoni rregullisht lajthitë

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta. Ku ka lajthi ka shëndet të mirë. Kemi identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut.

Lajthitë për imunitetin: Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues. Antioksidantët përmbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit. Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë. Niveli i këtyre antioksidantëve ulet ndjeshëm nëse lajthia piqet.

Lajthitë për zemrën: Antioksidantët ulin nivelet e inflamacionit në trup dhe mbi të gjitha ato të kolesterolit të keq. Kësisoj, lajthitë kanë aftësinë të normalizojnë tensionin e gjakut dhe të mirëmbajnë shëndetin e zemrës.

Lajthitë për uljen e sheqerit në gjak: Disa studime thonë se lajthitë në veçanti dhe arrorët në përgjithësi mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo i atribuohet pranisë së acidit oleik që gjendet me shumicë tek lajthitë Në këtë mënyrë, lajthitë janë të rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe konsumi i lajthive duhet të jetë i kujdesshëm.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet