Po vjen gripi më infektues/ Varianti K, mutacioni që po shkakton shumë probleme në botë

vaksinimi

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit gjithmonë pësojnë ndryshime dhe për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, edhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për vitin 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin.

Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar./tch

Postime të ngjashme

Çfarë ushqimesh duhet të hani për të luftuar kapsllëkun?
Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?
Cila është lidhja midis karbohidrateve dhe dhjamit të barkut?
Tre ushqime që përmbajnë më shumë kalcium se qumështi
Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?
Lodhja e tepërt gjatë festave: Çfarë është dhe si ta mbroni veten gjatë festave
Si të menaxhoni dhimbjet e shpinës
Shenjat që tregojnë se nuk e doni veten