Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pirja e ujit me stomak bosh nuk është asgjë e re. Kjo praktikë është thellësisht e rrënjosur tek shumica e japonezëve.

Edhe pse gjenet luajnë një rol të rëndësishëm, disa pretendojnë se ky zakon i ka ndihmuar ata të qëndrojnë të hollë, të shëndetshëm dhe në formë.

Shikoni çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini një gotë të madhe me ujë me stomak bosh menjëherë pasi të zgjoheni nga shtrati:

Aktivizon metabolizmin: Një gotë e madhe dhe domosdoshmërisht e freskët me ujë pasi të zgjoheni rrit metabolizmin tuaj deri në 24%.

Hidratimi i trupit: Mund të mos e kuptoni menjëherë, por trupi juaj është “i etur” sapo zgjoheni, sepse nuk keni pirë ujë për 7-8 orë.

Detoksifikimi: Marrja e lëngjeve ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat. Pirja e lëngjeve menjëherë pas zgjimit e rrit këtë funksion.

Funksion më i mirë i trurit: Indi i trurit është 75% ujë. Truri nuk funksionon plotësisht kur nuk është i hidratuar siç duhet. Në këtë rast, mund të ndiheni të rraskapitur, të keni lodhje të shtuar ose ndryshime humori.

Oreks i reduktuar: Sipas një studimi, njerëzit që pinin një gotë ujë para çdo vakti humbën 2-3 paund gjatë një periudhe tremujore. Uji mbush stomakun me një substancë që ka 0 kalori, ndërkohë që ju bën të ndiheni të ngopur. Pirja e shumë ujit sapo zgjoheni në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar zorrën e trashë, duke lejuar një thithje më të mirë të lëndëve ushqyese.

Postime të ngjashme

Çfarë ushqimesh duhet të hani për të luftuar kapsllëkun?
Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?
Cila është lidhja midis karbohidrateve dhe dhjamit të barkut?
Tre ushqime që përmbajnë më shumë kalcium se qumështi
5 fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që është në ankth
Lodhja e tepërt gjatë festave: Çfarë është dhe si ta mbroni veten gjatë festave
Si të menaxhoni dhimbjet e shpinës
vaksinimi
Po vjen gripi më infektues/ Varianti K, mutacioni që po shkakton shumë probleme në botë