Pyetja që nuk duhet t’ia bëni asnjëherë fëmijës

Nga Lira Gjika, pediatre

“Kë do ti më shumë?” Kjo pyetje e tmershme që e drithëron fëmijën deri në qelizë mesa duket është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë. Këtë pyetje, ja bëjnë fëmijës, të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri pediatrit e psikologët. As njërit nuk i shkon mendja, se cfar presioni e angoshe i krijojnë fëmijës.

Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai që është I vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje që ai nuk di ta bëjë. Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin.

Të rritur lëreni të qetë fëmijën. Jepini ju dashurinë dhe sigurinë aq të nevojshme për të, që të bëhet një i rritur i zoti e i lirë e jo dipendent e dyshues ndaj tjetrit. Të rritur pa përjashtim, hiqeni këtë pyetje nga përdorimi nëse vërtet i doni fëmijët./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet