Qelizat staminale, zgjidhja për sëmundjet e gjakut

Cryo Save (2)Që prej dy vitesh qelizat staminale mund të ruhen edhe në Shqipëri. Kostoja shkon në 2300 euro për 20 vjet duke u cilësuar si një investim i mirë për shëndetin e familjeve

Aishe Thartori

Ka një mënyrë se si qelizat e një anëtari të familjes mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo realizohet përmes ruajtjes së qelizave staminale. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm roli i qelizave staminale në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Qelizat staminale të një pjesëtari të familjes, falë përputhshmërisë, mund t’i shërbejnë edhe pjesëtarëve të tjerë të saj, në rast se këto të fundit preken prej sëmundjeve të gjakut. Menaxheri i Cryo-Save për Shqipërinë, Sokol Dedja, na shpjegoi rëndësinë e qelizave staminale, për se shërbejnë ato dhe çfarë të mirash mund të përfitojmë prej tyre.

Çfarë janë qelizat staminale?

Qelizat staminale janë qeliza të marra nga indi dhe kordoni kërthizor i foshnjeve të sapolindura. Këto qeliza janë tashmë një kurë e standardizuar. Ndonëse janë zbuluar vite më parë, suksesi i tyre u kurorëzua diku rreth viteve 1988, ku për herë të parë provuan se ishin të suksesshme në trajtimin e një forme anemie të gjakut. Në një rast të tillë qelizat staminale të mbledhura menjëherë pas lindjes së një foshnje, u përdorën për trajtimin e anemisë falciformë të vëllait të foshnjës. Pasi kaluan disa vite u provua dhe certifikua që ky lloj kurimi rezultoi i suksesshëm dhe pacienti gëzonte shëndet të plotë.

Pas këtij suksesi, qelizat staminale u përdorën gjithnjë e më tepër edhe për shumë sëmundje të tjera. Megjithatë vlen të theksoj se janë duke u zhvilluar ende provat klinike për një pjesë të sëmundjeve, me shpresën që në të ardhmen do të kenë po të njëjtin sukses.

Cilat janë konkretisht sëmundjet që po tentohen të “luftohen” me anë të qelizave staminale?

Aktualisht ka një faqe interneti ndërkombëtare që regjistron dhe vlerëson të gjitha provat klinike që zhvillohen sot. Interesante është prova klinike që po zhvillohet në Amerikë, në lidhje me trajtimin me anë të qelizave staminale të autizmit. gjithashtu, jemi shumë pranë suksesit të trajtimit me anë të qelizave staminale të diabetit apo trajtimi me anë të qelizave staminale të asaj që cilësohet si mjekësia rigjenerative, çka do të thotë që me anë të këtyre qelizave të arrijnë të rigjenerohen qeliza, inde dhe madje edhe organe të tëra, duke pasur mundësinë që të zëvendësojnë këto organe të sëmura.

bebi me maminSi mblidhen këto qeliza?

Qelizat staminale kanë disa burime ruajtjeje, por banka Cryo Save është e specializuar në ruajtjen e qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit. Menjëherë pas lindjes së fëmijës dhe pasi është siguruar që nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë, personeli mjekësor i cili ndjek nga afër lindjen, merr një sasi gjaku e cila gjendet në hapsëirën midis placentës dhe kordonit kërthizor që lidh nënën me fëmijën. Përveç kësaj sasie gjaku (50-120 ml) e cila për hir të së vërtetës nuk është shumë e madhe, merret edhe një pjesë e kordonit kërthizor i cili përbën një burim shumë të pasur me qeliza staminale, por të një natyre tjetër.

Burimi i parë që është gjaku i kordonit kërthizor, është shumë i pasur me qeliza staminale hemapoietike të cilat edhe për nga emri konsiderohen edhe si burim shumë i rëndësishëm dhe bazë për formimin e sistemit të gjakut dhe sistemit imunitar në organizmin e çdo njeriu. Për shembull, nëse në të ardhmen do të jetë e nevojshme, këto qeliza staminale hemapoietike do të jenë bazë për trajtimin e sëmundjeve kryesisht të gjakut, siç janë anemitë, leucemi, forma të kancerit në gjak, si dhe sindroma apo çrregullime të sistemit imunitar në organizëm, të cilat mund të jenë të lindura ose të fituara gjatë jetës.

Ndërsa kordoni kërthizor është i pasur me qeliza staminale të quajtura mezenchymale prej të cilave mund të përftitohen në kushte laboratorike inde të trupit të njeriut, si: indi i lëkurës, indi i muskulit të zemrës, inde nervore etj, gjë kjo që i bën mjaft të vlefshëm përsa i takon trajtimit të sëmundjeve të ndryshme të cilat kanë goditur, dëmtuar ose kanë plakur inde të caktuara në organizmin e njeriut.

Praktikisht, a ka pasur arritje në këto drejtime?

Po, ka pasur. Sot është arritur krijimi i ishujve pankreatik, të cilët janë baza e krijimit të një organi të plotë pankreasi, inde të mëlçisë, inde të muskulit të zemrës, një nga gjërat që shpresohet të arrihet është edhe baza e trajtimit përsa i takon infarktit, miokardit, prej të cilit muskuli dhe muret e zemrës pësojnë dëmtim dhe ngrirje. Përmes injektimit të këtyre qelizave staminale mezenchymale, mund të arrihet rifitimi i aftësive të muskulit dhe mureve të zemrës, si dhe rehabilitimi i plotë i këtij organi kaq të rëndësishëm.

Këto janë burimet kryesore më efikase prej të cilave mblidhen sot qelizat staminale, duke përbërë kështu një avantazh të padiskutueshëm mbi të gjitha burimet e tjera të mbledhjes së këtyre qelizave, të cilat mund të jenë: palca kockore, dhëmbët apo pjesë të tjera të trupit të njeriut. Por duke qenë se këto qeliza janë prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor të një foshnjeje, janë qeliza shumë të reja, dhe të paprekura nga sëmundje. Si rrjedhojë, mundësia e shtimit dhe bashkimit nesër me një organizëm tjetër është e jashtëzakonshme.

Si realizohet ruajtja e qelizave staminale?

Përsa i  përket ruatjes së qelizave staminale ajo realizohet në banka të specializuara për një periudhë standarde nga 20-25 vjet. Është vërtetuar që edhe pas 25 vjetësh, pasi këto qeliza janë marrë dhe janë vendosur në kushte normale temperature dhe ambienti, kanë qenë po aq vitale sa ditën e parë, pra është diçka e provuar dhe e garantuar. Këto qeliza pasi përpunohen, ruhen në ngrirje të thellë -190 gradë.

Cryo Save (1)Si procedohet në rastin kur këto qeliza i nevojiten depozituesit të tyre?

Në rastin kur këto qeliza i nevojiten depozituesit të tyre, banka merr përsipër dërgimin e këtyre qelizave në kushte speciale pranë klinikës ose spitalit që merr përsipër trajtimin.

Përsa i përket vendit tonë, a ka çifte që i drejtohen Cryo-Save për ruajtjen e qelizave staminale?  

Sigurisht që ka. Pranë nesh paraqiten mesatarisht 10-15 raste në muaj që kërkojnë të ruajnë qelizat staminale. Ajo çka po shohim është se interesi është gjithmonë në rritje, shqiptarët gjithnjë e më tepër po ndërgjegjësohen për nevojat që kanë dhe për mundësinë e përdorjes së qelizave staminale si një mundësi e re për të garantuar jo vetëm shëndetin e fëmijës, por edhe të familjes së tyre në të ardhmen.

Ka pasur raste kurimi me anë të qelizave staminale?

Është shumë herët të flasim për trajtim në Shqipëri, pasi Cryo-Save është i aksesueshëm vetëm prej vitit 2011, por ka plot raste të trajtimit në vendet fqinjë.

Sa shkon fatura që një çift duhet të paguajë për të depozituar dhe ruajtur këto qeliza?

Për një ruatje standarde të qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit, fatura është 2300 euro. Nuk është një shumë e vogël, por duke marrë në konsideratë që këto qeliza ruhen për 20 vjet, mund të them që është një shumë deri diku e përballueshme dhe e justifikuar.

“Cryo –Save”,

banka lider në Europë për mbledhjen dhe ruajtjen e qelizave staminale, tashmë gjendet në vendin tonë, duke i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare

“Cryo – Save”

që prej vitit 2011  bën të mundur ruajtjen e qelizave staminale të cilat në të ardhmen mund të shpëtojnë jetë njerëzish. Falë këtyre qelizave sëmundjet e gjakut dhe jo vetëm, nuk do të përbëjnë më rrezik për jetën.

Postime të ngjashme

Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
10 ushqime të pasura me vitaminë E që mbrojnë zemrën dhe i japin lëkurës një pamje të shëndetshme
Çfarë janë "ushqimet funksionale"? Përfitimet në shëndet
4 shenja të çuditshme që tregojnë se po plakeni
7 gabime në mëngjes që dëmtojnë zorrët
6 ushqime që luftojnë kapsllëkun
Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024
Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut