Recetë mani për uljen e tensionit të lartë

Mani i zi është një frut i veçantë. Ai përmban rreth 9% sheqer, acide organike, tatinë, kripëra të ndryshme etj. Në gjendje të freskët ai është freskues i mirë dhe i shëndetshëm. Prej tij përgatitet një reçel që ndihmon në shërimin e dhembjeve të fytit, pekmez shumë i mirë në sfamtite, faringite dhe anemi, i cili phet nga 2-3 lugë në ditë, shurup farmaceutik etj.

caj2Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet e manit.

Frutat e papjekura të manit përdoren kundër parazitëve në zorrë. Me lëvoret dhe gjethet përgatitet një çaj i efektshëm për larjen e gojës dhe kundër dhembjeve të dhëmbëve. Ndërsa gjethet e manit, të shtypura me vaj ulliri në trajtë pomade përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegiet e ndryshme.

Ulja e hipertensionit

Merren 5-6 copë gjethe të pastra mani dhe zihen në 150ml ujë derisa të mbetet 1.3 e sasisë së ujit.

Çaji kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon për 5-6 ditë rresht.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor