Përfitimet nga sauna vijnë vetëm nëse bëhet siç duhet. Ekspertët botërorë të saunës kanë përcaktuar disa rregulla që janë botuar së fundmi. Rregulli i parë varet nga nxehja e duhur. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare Finlandeze të Saunës, saunë a vërtetë bëhet me gur apo dru të rinxehur
me ajër të nxehtë. Nuk pranohen rrezet infra të kuqe. Temperatura maksimale duhet të jetë 80-90 gradë. Një minimum prej 65 gradësh është i rëndësishëm, në të kundërt bakteret shtohen. Sauna është dhe një ritual shpirtëror, kështu që, sipas ekspertëve, nuk pranohen celularët. Për respekt edhe të të tjerëve, duhet të jeni sa më të heshtur që të jetë e mundur.
Akoma më tepër, duhet qëndruar lakuriq pa pasur turp dhe merrni kohë për t’u qetësuar. Duhen 2-3 orë për të kompletuar përvojën, me një cikël prej tre përsëritjesh nga i ngrohti në të ftohtë. Pas një dushi të shpejtë shplarës, kaloni 12-20 minuta në sauna e më pas një hedhje në pishinë me ujë të freskët për rreth 5 sekonda. Pastaj mund të bëhet një hidromasazh dhe një banjë me avull ose thjesht të qetësoheni në temperaturën e ambientit për rreth 15-20 minuta. Ky proces duhet ripërsëritur edhe dy herë të tjera.
Në fund duhet gjetur kurajoja për t’u hedhur në pishinë në ujë të ftohtë për të ulur dhimbjet e inflamacionit dhe për ta stërvitur trupin.
Një rregull i fundit ju fton të bëheni të vetëdijshëm në saunë, domethënë të keni një objektiv në mendje, ta përpunoni dhe ta zgjidhni.
