Për një metabolizëm të mirë filloni me ndërtimin e muskujve, furnizimin me ujë, fuqizimin me proteina dhe plot rregulla që iu dërgojnë drejt suksesit
Dietologe klinike
Blerina Bombaj
1. Ndërtoni muskuj
Trupi ynë djeg kalori në mënyrë konstante, edhe kur jemi duke fjetur. Kjo djegie është më e lartë në njerëz me masë muskulare më të madhe. Çdo kilogram muskul djeg rreth 12 kalori vetëm “për të mbajtur veten”, ndërkohë që sasia përkatësë e dhjamit djeg vetëm 2kalori! Kjo diferencë mund të rritet me kalimin e kohës. Pas një ushtrimi të muskujve psh me vegla ose me pesha, aktivizohen të gjithë muskujt e trupit duke rritur djegien ditore që bën trupi.
2. Step-i bën punë
Ushtrimi aerobik si psh step, ndoshta nuk ndërton masë muskulare, por rrit metabolizmin në orët pas aktivitetit. Sa më i lartë intensiteti i ushtrimeve tuaja aq më gjatë mban rritja e djegies së trupit.
3. Furnizohuni me ujë
Organizmi ka nevojë për ujë që të procesojë kaloritë. Nëse keni mungesë lëngjesh në trup metabolizmi ulet. Pini një gotë ujë përpara çdo vakti për të qëndruar te hidratuar. Shuajeni nepsin me fruta dhe zarzavate të cilat janë të pasura edhe në ujë.
4. Pijet energjike
Disa përbërës të pijeve energjike mund t’i japin një shtysë të mirë metabolizmit. Përmbajtja e lartë në kafeinë rrit energjinë që harxhon trupi. Disa prej tyre përmbajnë edhe taurinë, një aminoacid i cili mund të përshpejtojë disi djegien e yndyrnave. Por kujdes: këto pije mund të shkaktojnë tension të lartë, ankth, pagjumësi dhe takikardi, për këtë arsye duhet të evitohen nga fëmijë, adoleshente dhe persona me probleme kardiake.
5. Të “pickuarit”
Të ngrënit shpesh ju ndihmon vërtetë të dobësoheni. Kur hani vakte më shumë ushqim duke lënë të kalojnë shumë orë midis tyre, metabolizmi juaj ngadalesohet. Duke “pickuar” ndonjë gjë të vogël 3 orë para dhe pas vakteve ju bën të digjni më shumë kalori gjatë ditës. Kjo bën të konsumoni dhe më pak ushqim në vaktet kryesore.
6. Bëjini vaktet pikante
Ushqimet pikante kanë përbërës të cilët rrisin djegien. Një lugë e vogël spec djegës i kuq apo jeshil e përshpejton metabolizmin. Efekti sigurisht, është për pak kohë, por nëse konsumoni vazhdimisht ushqime djegëse mund të kontribuojë në rritjen e energjisë që harxhoni. Copëzat e specit të kuq mund të shkojnë shumë mirë me fasulet dhe pastat.
7. Fuqizohuni me proteina
Trupi djeg më shumë kalori kur tret proteinat sesa kur tret yndyrnat apo karbohidratet. Ndërkohë që duhet të ushqeheni në mënyrë të ekulibruar, zëvëndesimi i disa karbohidrateve me proteina nëpërmjet ushqimeve proteinike mund të rrisi metabolizmin në çdo vakt. Burime të shëndetshme proteinash janë mishi i viçit pa yndyrë, mishi i pulës, peshku, veza, fasulet, frutat e thatë dhe bulmeti pa yndyrë.
Ju që e pëlqeni kafen e keni venë re besoj se si ju “zgjon” ne mengjes dhe ju bën më të përqëndruar doza e kafeinës. Kafja rrit disi edhe metabolizmin edhe pse për pak kohë.
9. Gjallerohuni me caj jeshil
Çaji jeshil përmban kafeinë dhe katekina, substanca të cilat ndikojnë pozitivisht ne metabolizem deri ne 2 ore pasi e keni konsumuar. Studimet tregojnë se 2 deri në 4 kupa çaj jeshil në ditë mund të rezultojne në 17 % me shumë kalori te djegura gjatë ushtrimit fizik.
10. Evitoni dietat drastike
Dietat drastike -ato që japin me pak se 1000kalori në ditë- janë shkatërruese për çdo kënd që shpreson të përmirësojë metabolizmin. Edhe pse këto dieta rezultojnë në rënie në peshë, një pjesë e mirë e peshës së rrezuar vjen nga muskujt. Sa me pak muskuj aq me i ngadaltë metabolizmi. Rezultati final është që trupi juaj djeg me pak kalori gjatë ditës dhe kështu mund të rimerrni kilogramet e humbur shumë shpejt.
11. Basti me i suksesshëm
Të jemi realist, impakti I ushqimeve apo pijeve në metabolizëm është i vogël në krahasim me çka nevojitet për të rrëzuar peshën. Për të realizuar një makineri – djegese kalorish është e nevojeshme të ndërtojmë muskuj dhe të jemi aktiv. Sa më shumë të lëvizni aq më shumë kalori do digjni. Dhe mos harroni: aktiviteti fizik në mëngjes ka më shumë efekt në rritjen e metabolizmit për orë të tëra.

