Ataku kardiak, goditjet dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare vrasin të paktën treçerek milionë amerikanë çdo vit. Ato janë shkaku kryesor i vdekjes, duke shkaktuar 30% të tyre në Shtetet e Bashkuara. Por sipas një studimi të ri, të publikuar online në Analet e Mjekësisë së Brendshme, shumë vdekje mund të parandalohen.
Për studimin e kryer në Universitetin e Atlantës u morën parasysh të dhënat e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare në 50 shtete. Gjithashtu u vlerësuan normat e të ashtuquajve faktorë rreziku apo faktorë nën kontrollin e personave, të cilët ndikojnë në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Kjo përfshin duhanpirjen, kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut, diabetin e tipit 2 dhe obezitetin.
Normat e vdekjes që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare kanë një rreze të gjerë në gjithë vendet.
Por çdo të ndodhte nëse këta faktorë risku do të zhdukeshin? Kërkuesit përllogaritën se eliminimi do të çonte në parandalimin e gjysmës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.
Si ta mbroni zemrën
Disa gjëra që shkaktojnë apo kontribuojnë në sëmundjet kardiovaskulare, si: genet, mosha, ndotja, ndërtimet apo lagje që nuk kanë një vend ku të ecësh, janë përtej aftësisë individuale të njeriut për t’i ndryshuar. Por ka faktorë të tjerë që mund të mbahen nën kontroll dhe që janë në rrënjë të sëmundjeve kardiovaskulare.
Këtu janë pesë faktorë të rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës suaj:
- Ushtrohuni rregullisht
- Hani shëndetshëm
- Mbanin nën kontroll tesnionin e gjakut, kolesterolin dhe sheqerin në gjak
- Humbni peshë nëse ëhstë e nevojshme
- Mos pini duhan
