Shkencëtarët: Foshnjat qajnë për të tërhequr vëmendjen e prindërve

beb2 qajne

Bebet qajnë për të njoftuar prindërit për problemet e tyre dhe për të siguruar mbijetesën. Megjithatë , duke konfirmuar dyshimin e shumë prindërve, shkencëtarët kanë zbuluar se foshnjet qajnë thjesht për të tërhequr vëmendjen- veçanërisht në qoftë se ata kanë vëllezër dhe motra. Shkencëtarët japoneze vëzhguan dy foshnje që qanin gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh dhe treguan se foshnjet janë të afta për të mashtruar në mënyrë të mençur.Hiroko Nakayama , një studiues në Universitetin “Sacred Heart”, në Tokio , pasi kishte filmuar disa fëmijë për një orë ,dy herë në muaj , për një vit e gjysmë, tregoj se një nga foshnjet qante kot . Shkencëtarët i ndanë xhirimet në pesë segmente, duke i dokumentuar në 68 episode të qarët për “Foshnjen R” dhe 34 episode për “Foshnjen M”. Të gjitha episodet e të qarës së fëmijës M u paraprinë nga mërzitja, e cila shoqërohej edhe me zhurmë . Ndërsa ,98 për qind e episodeve të të qarët të fëmijës R patën një efekt negativ , incidenti në 11 muaj u identifikua nga e ëma si një e qarë fallco dhe analizat e konfirmuan këtë . Foshnja R qante me qëllim për të tërhequr vëmendjen e nënës së saj , ” thotë Nakayama , e cilia shton se ” foshnja buzëqeshi menjëherë pasi nëna e saj i shkoi afër ” . Dr.Nakayama tregon se të qarët fallco tërheq me sukses vëmendjen e një prindi dhe kontribuon ” shumë ‘ në zhvillimin shoqëror të fëmijës , si dhe zhvillimin e tyre emocional .” Foshnjet që janë të aftë për të qarë fallco mund të komunikojnë me sukses edhe me edukatorët e tyre. Ndërsa studiuesit vëzhguan vetëm dy fëmijë , ata mendojnë se Foshnja R qante fallco sepse ajo kishte vëllezër dhe motra , ndërsa Foshnja M ishte një fëmijë i vetëm dhe nuk i duhej të konkurronte për vëmendjen e prindërve të saj.

Pergatiti  Atila Islamaj

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit