Si mund t’i shëroj duart e mia të thata dhe të plasaritura?

Pyetje: I laj duart shpesh dhe ato bëhen të thata dhe plasariten. A mund të ofroni disa këshilla që mund të ndihmojnë?

Përgjigjie: Ju nuk jeni vetëm. Shumë njerëz i lajnë me më shumë zell duart, që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Higjena e mirë e duarve është e rëndësishme, por mund të thajë shpejt lëkurën.

Për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar, ulni temperaturën e ujit kur i lani. Uji i ngrohtë e than lëkurën më pak se uji i nxehtë. Mund të përdorni edhe ujë të ftohtë, për sa kohë që e përpunoni sapunin në shkumë. Gjithashtu, hidratoni lëkurën tuaj me një krem ​​të përqëndruar menjëherë pas larjes. Aplikoni kremin kur lëkura juaj është ende pak e lagur.

Për të ndihmuar në shërimin e lëkurës tuaj të thatë dhe të plasaritur, merrni parasysh edhe një trajtim shtesë gjatë natës. Aplikoni një hidratues ose vazelinë në duart tuaja para gjumit. Më pas vendosni në duar një palë doreza pëlhure, apo edhe një palë çorape të pastra. Kjo lejon që hidratuesi të funksionojë ndërsa flini.

Mbajtja e duarve të pastra është një mënyrë efektive për të qëndruar të shëndetshëm, dhe larja e duarve me sapun dhe ujë është një mënyrë e përsosur për ta bërë këtëKur nuk keni të mundur përdorimin e ujit dhe sapunit, përdorni një dezinfektues duarsh me alkool, i cili do të vrasë shumicën e mikrobeve.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer