Soja, pak karbohidrate dhe yndyrna: “sekreti” i dietës anti-hipertension

soja 3

Fara soje për të mbajtur nën kontrroll presionin e gjakut. Studiuesja amerikane, Francine Ëelty e “Beth Israel Deaconess Medical Center” në Boston, së bashku me kolegët e saj, ka rekrutuar 60 gra në periudhën e post-menopauzës, 12 prej të cilave vuante nga hipertensioni, për të zbatuar programin e ndryshimit të stilit të jetës dhe atij ushqimor (që parashikon një ulje drastike të yndyrnave, kolesterolit, kripës dhe kalorive). Çdo vullnetare ka ndjekur udhëzime për 8 javë, dhe po për këtë kufi kohor u është kërkuar të shtojnë një gjysmë filxhan fara soje. Në përfundim të programit të trajnimit, ka rezultuar se gratë hipertonike që merrnin sasinë e sojës së rekomanduar shfaqnin ulje të presionit të gjakut sistolik (i lartë i gjakut)në 9,9% dhe atij diastolik (i zemrës) në 6,8%. Një efekt dobiprurës, ky i dukshëm dhe te gratë që shfaqnin shenja të  pre-hipertensionit (në të cilat presioni diastolik ulej me 2,7% dhe ai sistolik me 5,5%). Të gjitha pjesëmarrëset në studim shfaqnin në përfundim të trajtimit, përveç ulje të niveleve të tensionit të gjakut, dhe nivele të ulta të densitetit lipoproteinik (LDL), siç njihet ndryshe “kolesteroli i keq”. Studiuesja amerikane ka nënvizuar për faqen e “Archives of Internal Medicine” se studime të tjera të përqendruara në produkte të tjera me bazë soje, kishin shfaqur veti anti-hipertensive. Një studim i kryer kohët e fundit nga Universiteti i Teksasit ka fokuzuar vëmendjen në lidhjen që ekziston mes dietës dhe hipertensionit: studimi i publikuar në ”American Journal of Clinical Nutrition”, ka riekzaminuar 10 studime të mëparshme që kishin analizuar lidhjen mes një dietë të pasur me karbohidrate e yndyrna dhe hipertensionit. Modeli matematik i nxjerrë nga shkencëtarët teksan ka treguar se një rregjim ushqimor me bazë karbohidratesh rrit rrezikun për hipertension në krahasim me një dietë të pasur me yndyrna monosaturne. “Hipoteza është që sasi të tepërta karbohidratesh rrisin nivelin e insulinës, e cila ndikon mbi sistemin nervor simpatik, duke shfaqur rritje të rrahjeve të zemrës, resistencës vaskulare dhe akumulimin e kripës, duke rritur presionin e gjakut”, ka shpjeguar Meena Shah, që ka udhëhequr studimin. Shah ka shtuar se diferenca mes dëmit që i bëhet presionit të gjakut, nga sasia e tepërt e karbohidrateve është statistikisht e ngjashme me atë të shkaktuar nga një dietë e pasur me yndyrna; për këtë arsye e vetmja udhë që duhet të ndiqet për parandalimin e hipertensionit është ajo për ndjekjen e një rregjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj