Spornoseksualizmi, një trend i ri

mash2

Del një mënyrë e re për të identifikuar meshkujt të cilët merren me sport dhe kujdesen shumë për veten, Spornoseksualizmi.

Rreth 20 vite me parë shkrimtari britanik Mark Simpson, shpiku termin “metroseksual” e që kishte në mendje të gjithë ata meshkuj qe kujdeseshin për veten. Termi i ri, spornoseksual, po e  zbeh metroseksualizmin e lindur shumë kohë më parë.

Spornoseksualizmi u përshtatet meshkujve të cilët jo vetëm që kujdesen për veten, por janë ekstremisht të fiksuar pas trupit të tyre, kujdesit dhe shpenzojnë kohë të tepruar duke u marrë me sport.

Një spornoseksual është i ri në moshë, merret me sport dhe kalon pothuajse gjithë ditën duke u kujdesur për detajet e trupit.

Psikologu Jeff Gardere e shpjegon këtë jo si një fakt të keq. Ai thotë se nuk ka asnjë të keqe për meshkujt që kujdesen për veten edhe në rastet kur kjo është e tepruar.

Sipas ‘The Telegraph” nëse domethënia e termit “spornoseksual” na sjell ndërmend djem që kujdesen për veten, ndoshta njësoj ose edhe më shumë se femrat, atëherë kemi nevojë për ndihmë.

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç