Medikamentet që kanë transformuar trajtimin e obezitetit gjithashtu mund t’i ndihmojnë njerëzit të pinë më pak alkool, thotë një studimi të ri.
Kampioni i studimit ishte i vogël – vetëm 48 të rritur – dhe zgjati pak më shumë se dy muaj, kështu që nuk është fjala e fundit. Ekspertët thonë se nuk është ende e qartë se sa të sigurta janë këto barna për njerëzit, që nuk kanë nevojë të humbin peshë.
Por rezultatet i shtohen dëshmive nga studimet mbi kafshët dhe raportet se njerëzit po gjejnë ilaçe si Ozempic dhe Wegovy të dobishme për të menaxhuar dëshirat, jo vetëm për ushqim, por edhe për duhan dhe alkool. Shkencëtarët po studiojnë këto barna te duhanpirësit, njerëzit me varësi nga opioidet dhe përdoruesit e kokainës.
“Këto janë të dhëna kaq premtuese. Dhe ne kemi nevojë për më shumë”, tha bashkëautorja e studimit, Dr. Klara Klein, nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill, e cila trajton pacientët me diabet dhe obezitet.
“Shpesh dëgjojmë se sapo njerëzit fillojnë këto medikamente, dëshira e tyre për të pirë zvogëlohet shumë, në mos zhduket plotësisht.”
Ilaçet, të njohura si agonistët e receptorit GLP-1, funksionojnë duke imituar hormonet në zorrë dhe tru për të rregulluar oreksin dhe ndjenjën e ngopjes. Studimi i ri shqyrtoi një nga këto barna, semaglutide, i cili është ilaçi në Ozempic dhe Wegovy.
Hulumtimi, i botuar të mërkurën në revistën JAMA Psychiatry, u financua nga Instituti Kombëtar për Abuzimin me Alkoolin dhe Alkoolizmin, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit.
