Tiranë, ndotja e ajrit mbi normat e BE-së

Tirana vijon të mbetet një ndër qytetet me ndotjen më të madhe të ajrit në vend. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, nivelet e ndotjes së ajrit nga lëndët e ngurta pezull në atmosferë (PM), janë mbi normat e lejuara nga BE.

Për të vlerësuar situatën e ndotjes së ajrit në qendër të Tiranës, agjencia ka krahasuar të dhënat e monitoruara gjatë periudhës 11-19 shkurt 2017 me normat e cilësisë së ajrit urban.

Monitorimi i cilësisë së ajrit është kryer me stacionin e lëvizshëm për treguesit bazë të cilësisë së ajrit, si PM10, NO2, SO2, O3 ,CO dhe Benzen.

Agjencia ka publikuar grafikët dhe tabelat që japin vlerat ditore dhe mesataret e ditëve të monitoruara për ndotësit PM10 dhe NO2. Gjithashtu është bërë dhe krahasimi me normat e cilësisë së ajrit.

Për PM10, bazuar në të dhënat e monitoruara, vërejmë se mesataret ditore tejkalojnë normën e BE-së, ku në 9 ditë të monitoruara, 7 ditë tejkalojnë normën prej 50 µg/m³.

Gjithashtu dhe mesatarja e ditëve të monitoruara është mbi normën e BE-së, ku vlera është 70.73 µg/m³ me një tejkalim prej 41%.

Edhe për NO2 mund të themi të njëjtën gjë, bazuar në të dhënat ditore dhe mesataren 9 ditore theksojmë se kemi tejkalim të normës së NO2 në masën 39%, ku vlera e mesatare e monitoruar është 55.87 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE-së. 

Sa i përket treguesve të tjerë, si SO2, O3 dhe Benzen, agjencia thekson se gjatë periudhës së monitorimit nivelet e tyre kanë qenë nën normat e BE dhe nuk përbëjnë problem për ndotjen e ajrit në zonën e monitorimit.

 

 

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet