Vajza e rrezatimeve, si e mposht frikën e mjekëve

Drilona KishtaDrilona Kishta është fizikante mjekësore në QSUT. Ajo rrëfen punën e saj mes aparaturave rrezatuese dhe reagimet e bluzave të bardha

Ajo ngjason me një vjzë të brishtë dhe pak kush mund ta besojë se puna e saj është shuëm e rëndësishem jo vetëm për pacientët por edhe për personelin shëndetësor. Kur nisi këtë punë sapo kishte dalë nga bankat e shkollës dhe askush nuk e merrte seriozisht. Besimi i bluzave të bardha ndaj saj duke filluar nga specializantët e deri tek emrat më të mëdhenj të mjekësisë ishte thuajse zero. Puna e saj? Të monitorojë dhe të evidentojë çdo rrezik që vjen nga rrezatimi i aparaturave në spitalin më të madh të vendit, në QSUT. Quhet Drilona Kishta. Kurse zanati i saj quhet “fizikante mjekësore”.

Prindër këmbëngulës
Drilona, një nga 3 fëmijët e një babai ushtarak dhe një nëne mësuese, është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Shkencave Ekzakte në degën e Fizikës. Kjo do t’i hapte rrugën për të qenë një fizikante mjekësore. Tashmë është në proces doktorature pikërisht për këtë degë.
“Ka qenë këmbëngulja e prindërve, sidomos e babit, për të studiuar në këtë degë. Unë kam dashur shumë degën e drejtësisë. Por nuk jam penduar aspak për këtë zgjedhje, tashmë e kuptoj babin, mendoj se jam në vendin e duhur. Edhe motra dhe vëllai vazhduan për shkencat ekzakte”.

Mes aparaturave…
Para 6 vitesh, kur sapo kishte mbaruar Fakultetin, ajo nisi punë në spitalin ku aparaturat janë më të shumta se kudo tjetër. Në spitale e njohin si “përgjegjësja e sektorit radio mbrojtës”. “Detyra ime është të kem një inventar të plotë të gjithë burimeve radioaktive që ka qendra spitalore. Të bëj kontrollin dhe të kem gjithë informacionin e dozave të personelit që punojnë në pajiset rrezatuese, t’iu përgjigjem planeve të emergjencave që mund të lindin pikërisht nga rrezatimet”, pohon Drilona.
Kuptohet që nuk është përgjegjësi e vogël. Të gjitha aparaturat, përveç të mirave, kanë edhe risqe, sidomos ato që kanë rrezatime si grafitë, skaneri, radioterapia etj.

Mjekët shqetësohen…
Në fillim e konsideronin thjesht si një vajzë të re që sapo kisha dalë nga bankat e shkollës. “Ishte një sfidë e madhe për mua përballë mjekëve, disa prej tyre janë emra të mëdhenj në këtë fushë”, pohon Drilona.
Por sot është ajo që “gjykon”.  Na tregon se bluzat e bardha janë më të frikësuar se të gjithë ndaj rrezatimeve, sepse ata i njohin më mirë se kushdo tjetër pasojat e tyre. “Ata janë të parët, të cilët pyesin me shumë interes se si është situata e aparaturave. Mundohem t’u shpjegoj me çdo detaj rreth aparaturave dhe dozat e rrezatimeve”, pohon fizikantja duke shtuar se nëse rrezatimi është më i madh se normat e lejuara, atëherë bëhet kontrolli i pajisjeve dhe u bëhen analiza të gjithë punonjësve që kanë punuar aty”. Më pas bëhet ristandardizimi i aparaturave.

Central Bërthamor në Shqipëri? Nuk e mbajmë dot nën kontroll

Fizikantja Drilona Kishta ka qenë edhe pjesë edhe e diskutimeve për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri. (ka studiuar më parë rreth dëmit që solli Çernobili). “Roli im në këtë temë ka qenë si eksperte e fizikës bërthamore. Mendoj se vendi ynë për momentin nuk ka infrastrukturën dhe informacionin e mjaftueshëm për të menaxhuar një central bërthamor. Problemi nuk është se sa e vështirë është të ndërtohet një central i tillë, por sa në gjendje jemi që ta mbajmë nën kontroll dhe si mund ta mbrojmë popullatën”, thotë fizikantja Drilona Kishta.

Emri: Drilona Kishta
Profesioni: Fizikante Mjekësore
Mosha: 29 vjeç
Vendlindja: Berat
Vendbanimi: Tiranë

Postime të ngjashme

Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime
Pse nuk duhet ta mbështillni djathin në qese plastike
Zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes? Kjo mund të jetë arsyeja
Dermatologia tregon sa gota ujë në ditë duhet të pimë për të patur një lëkurë me shkëlqim
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën
Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur