Vaksina e doktorëve të Yale zhduk shenjat e kancerit tek nëntë pacientë

Kjo do të thotë se gjatë këtyre tre viteve simptomat e një sëmundjeje, siç është kanceri, janë zhdukur plotësisht, pa u shëruar përfundimisht. Pra, pacientët mund të mos kenë më shenja aktive të sëmundjes, edhe pse ajo mund të kthehet më vonë.

Një ‘vaksinë’ novatore  kundër kancerit  e zhvilluar nga shkencëtar të Universitetit të Yale ka shëruar sëmundjen në nëntë pacientë. Të gjithë pacientët e regjistruar në studim midis marsit 2019 dhe shtatorit 2021 nuk ishin më të prekur nga kanceri i veshkave pas një ndjekje tre-vjeçare, duke shënuar një moment historik.

Lloji i kancerit të veshkave që ata kishin – faza e tretë dhe e katërt karcinoma e qelizave të qarta renale (ccRCC) – vret midis 85 dhe 90 përqind të pacientëve.

Vaksina ishte në gjendje të thithte qelizat e mbetura të kancerit pas operacionit, duke shmangur qelizat e shëndetshme dhe duke u përshtatur mirë me biologjinë e secilit pacient.

Vaksina e zhvilluar nga një ekip në Qendrën e Kancerit Yale dhe Dana-Farber Cancer, trajnonte sistemin imunitar për të njohur vetëm mutacionet specifike në tumorin e një pacienti, që nuk janë të pranishme në qelizat normale dhe të shëndetshme.

Dr. David Braun, autori kryesor i studimit tha se: “Ideja pas këtij testi ishte të drejtonte në mënyrë specifike sistemin imunitar drejt një objektivi që është unik për tumorin”.

Çdo rast kanceri është unik dhe studiuesit kanë punuar për të zhvilluar vaksinë specifike për tumorin, që mund të shkatërrojnë qelizat e kancerit në një mënyrë të synuar dhe të parandalojnë kancerin të përsëritet, gjë që ndodh me 20 deri në 50 për qind të pacientëve.

Hulumtimi i tyre është përqendruar në këtë lloj të veçantë kanceri, megjithëse nëse injektimi rezulton efikas në studimet e mëvonshme, mund të informojë mënyrën se si mjekët në specialitete të tjera projektojnëta përdorin.

Prova e fazës së parë kishte për qëllim të përcaktonte sigurinë e vaksinës dhe sa mirë e toleronte trupi i pacientit. Të nëntë pacientët, që aplikuan vaksinën tre vite më vonë nuk kanë më kancer.

Kanceri i veshkave është lloji i shtatë më i zakonshëm i kancerit tek meshkujt në SHBA dhe i dhjeti më i zakonshëm tek femrat.

Vetëm rreth 10 deri në 15 përqind e pacientëve të diagnostikuar me ccRCC në fazën e vonë mbijetojnë pas pesë vjetësh.

Dr Braun tha: “Ky aktivizim i fortë dhe i qëndrueshëm në qelizat T ishte inkurajues dhe tregon se ne jemi në gjendje të gjenerojmë një përgjigje imune të qëndrueshme kundër kancerit me vaksinën”.

Gjetjet e tyre u publikuan në revistën Nature.

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj