Shkencëtarët në Amerikë kanë zbuluar një ilaç mrekullibërës që ka asgjësuar çdo tumor me të cilin ka pasur kontakt. Sipas “Science Magazine”, ilaçi funksionon duke bllokuar proteinën CD47, që në esencë, në sistemin e imunitetit, është një sinjal që tregon që nuk duhet të hani ushqim.
Kjo proteinë prodhohet në qelizat e gjakut të shëndetshëm, por shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë gjetur se qelizat e kancerit kanë prodhuar një sasi joproporcionale të proteinës duke e shtyrë sistemin e imunitetit që të mos shkatërrojë qelizat e dëmshme.
Me këtë vëzhgim në mendje, shkencëtarët kanë ndërtuar një antitrup që ka bllokuar kancerin e CD47, duke shtyrë sistemin e imunitetit t’i sulmojë qelizat e rrezikshme.
Deri më tani, shkencëtarët e kanë përdorur këtë antitrup tek minjtë me organe njeriu të prekura nga kanceri, që janë transplantuar tek minjtë, siç janë truri, gjoksi dhe prostata. Në secilin rast antitrupat e kanë detyruar sistemin imunologjik që t’i asgjësojë qelizat e kancerit.
“Ne kemi treguar se edhe kur tumori ka filluar të shfaqet, antitrupi ose mund ta shërojë tumorin ose mund ta ndalë rritjen dhe të parandalojë metastazimin”, tha biologu Irving Vaisman nga Stanford University School of Medicine në Palo Alto, të Kalifornisë.
