Shumë prej nesh shpesh zgjohen me dhimbje koke. Pse ndodh kjo?
Cilësi e dobët e gjumit
Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme. Nëse nuk flini mirë për ndonjë arsye, trupi reagon me dhimbje koke në mëngjes. Gjumi i ndërprerë është një shkak i zakonshëm i migrenës. Neuralgjia trigeminale, e cila shkakton dhimbje në fytyrë, mund të ndërpresë gjumin, duke i zgjuar personat që vuajnë gjatë natës.
Stresi
Një nga efektet fizike të ankthit dhe stresit janë dhimbjet e kokës në mëngjes. Nëse zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke, është e dobishme të provoni praktikat e frymëmarrjes ose meditimin për të menaxhuar stresin tuaj.
Ndërprerja e menjëhershme e kafeinës
Konsumi i përditshëm i kafeinës shkakton varësi. Kjo do të thotë që nëse një person vendos të ndalojë së piri kafe, ka të ngjarë të përjetojë simptoma të abstinencës. Një nga simptomat kryesore të abstinencës nga kafeja është dhimbja e kokës. Nëse vendosni të ndërprisni kafeinën, mund t’ju duhet ta bëni këtë gradualisht.
