Zinku, a ndikon te të sëmurit me ftohje?

Gripi gruaTë rriturit preken nga të ftohurit e zakonshëm 3-4 herë në vit, ndërsa fëmijët deri në 10 herë. Barnat që reklamohen kundër këtij lloj të ftohuri përmbajnë zink dhe kohët e fundit janë përhapur zëra se zinku shtesë i marrë nga goja mund të shkurtojë kohëzgjatjen e një të ftohuri. Por sa e vërtetë është kjo? Një studim i ri në revistën kanadeze të mjekësisë (CMAJ) zbulon se në disa raste dozat shtesë të zinkut vërtet mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurit tek të rriturit deri në dy ditë.

Sidoqoftë, fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk patën ndonjë përfitim nga marrja e zinkut shtesë. Sipas studimit, rol luan edhe forma e zinkut: zinku kristalor doli se ishte më i efektshëm se zinku i jonizuar. Rezultatet e studimit shoqërohen edhe me disa këshilla për të treguar kujdes. Ndër efektet anësore të zinkut shtesë mund të jenë: shija e keqe, vjellje, dhimbje barku e diarre. Edhe drejtuesit e Federatës Amerikane të Medikamenteve paralajmërojnë se janë kundër spërkatjes së hundës me solucione që përmbajnë zink, sepse ato mund të shkaktojnë humbjen e përhershme të aftësisë nuhatëse.

Postime të ngjashme

Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë