​Zbulohet vaksina “premtuese” për uljen e kolesterolit

Një vaksinë pak e kushtueshme mund të zvogëlojë kolesterolin e lartë dhe rrezikun e sëmundjeve si ato të zemrës dhe goditjet në tru brenda 10 vjetëve.

Studiuesit pranë Shkollës së Mjekësisë së Universitetit të New Mexico (UNM) zbuluan se vaksina uli kolesterolin LDL (kolesteroli i keq) me gati 30 për qind te minjtë dhe majmunët, të cilin studiuesit e përshkruan si “premtuese”.

Vaksina funksionon duke bllokuar proteinën që rrit kolesterolin dhe do të jepet një herë në vit nëse arrin në raftet e farmacive. Studiuesit parashikojnë gjithashtu se vaksina mund të kushtojë më pak se 100 dollarë për dozë.

Pas dekadash mesazhesh të dështuara të shëndetit publik mbi kushtet e lidhura me peshën si kolesteroli i lartë, duke përfshirë dietat e modës dhe medikamentet për humbje peshe si Wegovy dhe Ozempic, vaksina do të ofronte një metodë më të qasshme për eliminimin e kolesterolit të lartë, i cili prek dy në pesë të rritur amerikanë – afro 100 milionë.

Është gjithashtu një faktor kyç rreziku në sëmundjet e zemrës, të cilat shkaktojnë vdekjen e pothuajse 18 milionë të rriturve në botë çdo vit.

“Kjo është një vaksinë që ne mendojmë se mund të ketë një ndikim global. Pra, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën ku sëmundjet e zemrës janë një problem i rëndësishëm”, tha Bryce Chackerian, studiuesi kryesor dhe profesor i Regents në Departamentin e Gjenetikës Molekulare dhe Mikrobiologjisë në UNM, raporton Daily Mail.

Ushqimet e yndyrshme, pirja e duhanit, pirja dhe mungesa e ushtrimeve mund të rrisin kolesterolin LDL, megjithëse disa njerëz me një histori familjare mund të jenë gjenetikisht të predispozuar ndaj tij.

Top Channel

Postime të ngjashme

Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi