10 këshilla për shëndetin e prostatës

Blerina Bombaj, dietologe

Disa këshilla për shëndetin e prostatës

  1. Konsumoni të paktën 5 porcione fruta – perime çdo ditë. Zgjidhni perimet me ngjyrë të theksuar! Brokoli është ndër më të fuqishmit!
  2. shegeZëvendësoni bukën dhe miellin e bardhë me atë me krunde!
  3. Evitoni mishin e kuq të viçit, derrit, gicit, qingjit, kecit dhe zëvendesojeni me peshk të ujërave të pastër e të ftohtë, mishin e bardhë të pulës, vezë dhe fasule.
  4. Evitoni çdo lloj margarine dhe vaji të rafinuar. Përdorni vetëm vaj ulliri, avokado, vaj farash kungulli.
  5. Evitoni lëngjet me sheqer.
  6. Bëni kujdes me sasinë e kripës. Përdorni kripë të papërpunuar dhe me pakicë!
  7. Kujdes me sasitë e ushqimit! Hani ngadalë dhe ndaloni kur të jeni të ngopur!
  8. Krahas zgjedhjeve të kujdesshme ushqimore, ushtrimi i përditshëm i aktivitetit fizik ndihmon tej mase shëndetin e personave me prirje të sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë dhe prostatës!
  9. Rrisni konsumin e arrave, farave të kungullit dhe lajthive!
  10. Shegët janë provuar në një studim afatgjatë, të luftojnë ndjeshëm qelizat kanceroze të prostatës!
  11. Çaji jeshil dhe “kurkuma” janë në listën e ushqimeve që mbrojnë nga kanceri i prostatës në mënyrë të dukshme!

Postime të ngjashme

KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para