3 arsye për të mos fjetur me celularin në krevat

Nëse flini me celularin poshtë jastëkut apo në krevat, nuk jeni i vetmi. Sipas studimeve të kryera, rreth 44% e njerëzve flenë me celular në krevat, në mënyrë që mos të humbasin asnjë thirrje apo mesazh të rastësishëm. Mbajtja e celularit në krevat është e rrezikshme për 3 arsye:

celulari dhe gjumi1-Mund t’i vërë flakën jastëkut

Po, është e pabesueshme por e vërtetë. Kjo fatkeqësi ka ndodhur në Teksas, ku një vajze i mori flakë jastëku gjatë natës. Shkaku ishte bateria e celularit “Samsung Galaxy s4”. Nëse shihni udhëzimet e manualit të telefonave celularë, thuhet se bateria e celularit ka rrezik djegie nëse mbulohet me materiale të trasha.

2- Ju pengon që të flini gjumë

Telefonat celularë (tabletat, laptopët, TV dhe paisjet e tjera me ekrane LED), lëshojnë një dritë blu, e cila nga studimet rezulton se pengon prodhimin e hormonit melatonin (hormon që sjell gjumin). Drita blu e celularëve lëshon një gjatësi vale të ngjashme me të dritës normale, gjë e cila bën që organet tona të mendojnë se është ditë në çdo kohë. Ajo çfarë duhet të bëni, është ta mbani celularin larg rreth 2 orë para se të flini.

3- Ka rreziqe shëndetësore

Në fakt, lidhjet e telefonit celular me rrezikshmërinë e disa sëmundjeve mbeten ende të paqarta. Është thënë për telefonat celular se lëshojnë doza të vogla të rrezatimit elektromagnetik, të emërtuara si rrezet X dhe mund të çojnë në rritjen e shanseve për të pasur kancer. Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të 2011, tha se përdorimi i shumtë i celularëve mund të shkaktojë qeliza kancerogjene tek njerëzit, sidomos tek fëmijët, sepse e kanë kafkën e kokës më të hollë se të rriturit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi