4 probleme shëndetësore që shkaktojnë humbje të kujtesës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Alcajmeri nuk është e vetmja gjendje shëndetësor që dëmton kujtesën. Këto 4 probleme shëndetësore gjithashtu mund t’ju shkaktojnë probleme me kujtesën.

Depresioni

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë nivele më të ulëta të serotoninës dhe norepinefrinës, dy neurotransmetues që rrisin vëmendjen dhe përqendrimin. Ky problem shëndetësor lidhet gjithashtu me simptoma të tjera, si lodhje, acarim, probleme me kujtesën, ndihesh i pashpresë, mungesë ose shtim oreksi (zgjat më shumë se dy javë).

Hipotiroidizmi

Hormonet e tiroides kontrollojnë metabolizmin, dhe nëse janë të ulëta, ngadalësojnë procesin e transportimit të lëndëve ushqyese në tru. Simptoma të tjera të problemeve me tiroiden janë edhe shtimi në peshë, lodhja, lëkura e thatë, rënia e flokëve dhe ndjesia e të ftohtit.

Apnea e gjumit

Apnea e gjumit shkakton bllokim ose ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, që mund të ulë nivelet e oksigjenit në tru. Simptoma të tjera janë: gërhitja, zgjohesh e lodhur, dhimbje koke në mëngjes, pagjumësi.

Sëmundja celiake

Nuk është e sigurt përse ky çrregullim autoimunitar mund të ndikojë kujtesën, megjithatë një teori është se, nëse lihet pa trajtuar, kjo sëmundje mund të shkaktojë inflamacion kronik që ka efekt negativ në tru.

Simptoma të tjera të kësaj sëmundje janë: Lodhja, dhimbja e kyçeve, migrena dhe diarreja.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres