Qëllimi i këtij pyetësori është mbledhja e të dhënave nga aktorë të ndryshëm, si viktima të dhunës, familjarë të viktimave, përfaqësues të institucioneve, organizata joqeveritare (OJF), etj., me synim identifikimin e nevojës për institucione që trajtojnë dhunuesit me probleme të shëndetit mendor. Të dhënat e mbledhura do të përdoren për realizimin e një shkrimi investigativ mbi këtë çështje.
Mendimi juaj është i një rëndësie të veçantë për të kuptuar situatën aktuale dhe për të identifikuar mënyrat se si ajo mund të përmirësohet.
Çfarë duhet të dini?
Ne garantojmë që të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa pëlqimin tuaj.
Si të merrni pjesë?
Për të treguar eksperiencën tuaj, e gjitha që ju duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na kontaktoni në adresën e e-mailit info@shendeti.com.al, ose në rrjetet tona sociale;
Facebook: Gazeta Shëndeti
Instagram @shendeti.com.al
Përgjigjet tuaja mund t’i dërgoni deri në 28 shkurt 2026
