“Biznes” me shitjen e ujit në QSUT

Mungesa e një çezme në ambientet jashtë godinave të Spitalit Universitar “Nënë Tereza” e ka kthyer shitjen e ujit në biznes për shumë njerëz. Dihet tashmë që ambientet e Spitalit Universitar “Nënë Tereza” janë të tejmbushura me pacientë dhe vizitorë. Shumë prej tyre qëndrojnë me ditë të tëra si në ambientet e brendshme të spitalit, po ashtu edhe jashtë nëpër stola.

Spitali Nene Tereza shitja e ujit foto (8)Një nga shqetësimet që vizitorët e pacientëve kanë, është fakti se jashtë godinave të spitalit nuk gjendet as edhe një çezmë për ujë të pijshëm apo qoftë edhe për të larë duart. Në mungesë të saj vizitorët e pacientëve blejnë ujë me bidona për të përmbushur nevojat e tyre.

Spitali Nene Tereza shitja e ujit foto (7)Një burrë 54-vjeçar i cili shet ujë në ambientet e spitalit thotë: “Nuk ka ditë që të mos shes të paktën 15 bidona ujë dhe një bidon ujë është 60 lekë. Me këto para mbaj familjen. Në mëngjes vij rreth orës 07:00 dhe  gjatë gjithë ditës qëndroj këtu dhe në darkë shkoj në shtëpi”./Dëshira Karaj

Spitali Nene Tereza shitja e ujit foto (6)

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku