Urgjenca, pacientët mjekohen në sallën e pritjes

Elona Tereziu, “Shëndet+”

Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT po përballet me një fluks të lartë pacientësh të cilët paraqiten çdo ditë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Urgjenca QSUT (7)Në një vëzhgim të kryer nga gazeta “Shëndet+” rezulton se mungesa e shtretërve bën që vizitat të realizohen në sallën e pritjes. Konsultime, matje tensioni, marrje gjaku, e gjer në vizita të mirëfillta, u ofrohen pacientëve në mënyrën më pak komode të mundshme, të ulur në stolat e sallës së pritjes.

Urgjenca QSUT (6)Nuk është çudi të dëgjosh edhe ndonjë frazë të tillë nga doktorët “Çohu shpejt të zësh krevatin para se të ta zërë ndonjë tjetër”, në kushtet ku pacientët zor se mund të qëndrojnë gjatë në karrige.

Urgjenca QSUT (2)Zonja Tefta vuan nga zemra dhe kryen lëvizje gjysmë të paralizuara, ndërkohë që pret e ulur për më tepër se një orë në sallën e pritjes, ku po ashtu merr edhe shërbimin e nevojshëm.

Urgjenca QSUT (3)Ndërsa ka edhe nga ata të cilët në pamundësi për të qëndruar ulur, improvizojnë stolat në kushtet ku gjetja e një krevati të lirë është thuajse e pamundur.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë