Një debat i ulët mes mjekut të urgjencës dhe një gruaje që kishte sjellë të afërmin e saj për vizitë në QSUT-së. Gruaja i është drejtuar me sharje mjekut, i cili ka thënë se pacienti që ishte sjellë në spital mbante erë alkool, ndaj e kishte tensionin e lartë.
“Por, po pive alkool, të ngrihet tensioni”, vazhdon mjeku, ndërkohë që merr përgjigjen: “Po s’ke faj ti joo…” dhe debati vazhdon. Videoja është bërë publike nga “Jeta osh qef”.
Pasiguria e mjekëve në spitale u bë e ditur edhe gjatë një videoje të publikuar më parë nga gazeta “Shëndet+” në të cilën tregohej se si një pacient zihet me mjekun duke e kërcënuar se do t’i shkonte në qytetin e tij./ Shëndet+