Lëkura, disa këshilla përkujdesjeje në kushte shtëpie

lekura frutaPastrimi i mirë i pjesëve të zbuluara të trupit, kryesisht i fytyrës, dy herë në ditë me anë të kremrave, qoftë edhe me kremra të thjeshtë dhe ekonomikë që kanë përmbajtje vazelinë dhe glicerinë do të ndihmonte shumë lëkurën tuaj për të ruajtur hidratimin.

Duhet të tregohet kujdes me ushqimet sepse dimri duke qenë një periudhë e ftohtë i mban disi njerëzit më të lidhur pas ushqimit dhe për të mbajtur ngrohtësinë e trupit konsumojmë më shumë yndyra dhe brumëra.

Ajo çka rekomandohet në këtë periudhë është përdorimi sa më i madh i frutave, zarzavateve të stinës që janë të pasura me fibra dhe vitamina të cilat janë shumë të mira edhe për lëkurën.

Gjithashtu rekomandohet edhe pirja e ujit. Pavarësisht se nuk ndodh si në verë, kur ujin e kërkon vetë organizmi, duhet konsumuar ujë në sasi të mjaftueshme me qëllim që lëkura të këtë sasinë e nevojshme dhe të domosdoshme të ujit.

Në këtë periudhë rekomandohet përpos pastrimit të fytyrës, edhe përdorimi i disa maskave që janë shumë të mira dhe të thjeshta për t’u realizuar në kushte shtëpie me zarzavate dhe me fruta, përshembull përdorimi i kastravecit i cili ndihmon në hidratimin e lëkurës etj.

Përsa i takon pjesës së duarve, mjafton një pomadë ose krem (shumë të lirë për nga ana ekonomike) të cilat bëjnë një hidratim shumë të mirë të lëkurës. Këto kremra rekomandohen të përdoren disa herë në ditë në mënyrë që një shtresë e mirë e këtyre kremrave të ruhet në lëkurë.

Postime të ngjashme

Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë