Frika dhe pasiguritë e fëmijës duhen marrë seriozisht! Si të dalloni shqetësimin tek të vegjlit?

Nga Lira Gjika, pediatre

Fëmijët, nga mosha 3 vjeç e deri në moshën 6-7 vjeç, e kanë shumë të vështirë të tregojnë një ngjarje që i ka trembur. Shpesh ata nuk e tregojnë menjëherë, por pas disa kohesh që u ka ndodhur kjo eksperiencë. Kjo vonesë ka disa arësye: e para nuk dinë ta tregojnë. Fëmija e ka shumë të vështirë të lidhë ngjarjen me fjalët që duhet të përdorë për të treguar çfar u ka ndodhur. E dyta, atyre u duhet kohë ti rendisin gjërat dhe fjalët që të mund të shprehin. Dhe e treta, kanë shumë frikë apo u mungon kurajo për të treguar, pasi i tremb shumë ndjesia se mos janë ata fajtorët për eksperiencën e keqe. Në këtë fazë të jetës njeriu është i parritur si psikoemocionalisht po ashtu edhe nga ana gjuhësore që të mund të shprehet. Prandaj prindër kini kujdes dhe përpiquni të dalloni shqetësimin te fëmija edhe pse nuk është e lehtë. Dhe përpiquni që kur të bëni pyetje të evitoni pyetjen e tmershme “pse”. Fëmijët kur dëgjojnë këtë pyetje jo vetëm trëmben, por humbasin edhe atë pak aftësi që me mundt kanë ndërtuar për të menduar dhe shprehur.

Fëmija 7 vjeç përjeton dhe përballet me shumë ndryshime.
Fillimi i shkollës, përballja dhe përshtatja me mësuesen, me ritmin e mësimeve, socializimin me shokët e klasës dhe mbi të gjitha konkurenca ndërmjet nxënësve që po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në të njëjtën kohë, duhet të arrijë disa autonomi, si të vishet e të lahet vetë. Një problem tjetër shumë serioz i kësaj moshe, është frika nga vdekja e cila në këtë fazë çfaqet si frika nga të mbeturit vetëm, apo që prindërit mund ta lenë vetëm. Frika dhe pasiguritë e fëmijës, duhen marrë seriozisht nga të rriturit dhe jo si bezdi apo me shaka. Janë prindërit ata që ndihmojnë dhe sigurojnë fëmijën që të përjetojë, superojë, por edhe të eksplorojë botën që e rethon i sigurt që nuk është vetëm./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës