Mjekët denoncojnë për “Pro Pacientit”: Nuk jemi paguar për ditët e patronazhimit

Që kur sistemi i patronazhimit filloi të funksionojë, redaksia e “Pro Pacientit” i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë leje për të marrë informacion lidhur me sesi po funksionon ky sistem. Duke marrë indicie edhe nga mesazhet që bluzat e bardha dërgonin në adresë të redaksisë lidhur me këtë çështje. Kërkesa, nuk u miratua!

Një nga pretendimet e ngritura nga vetë bluzat e bardha, ishte paga. Sipas tyre, nuk kishte dhe ende nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), për mënyrën e pagesave të mjekëve që bëjnë patronazhim. Sipas një denoncimi të mbërritur ditën e sotme, thuhet se jo vetëm çështja e pagave, por mjekët gjithashtu po përballen me probleme të tjera si: mungesa e infrastrukturës dhe materialeve mjekësore në spitalet ku ofrojnë shërbim.

“Ministria e Shëndetësisë nuk i ka paguar mjekët për ditët e patronazhimit. Përveç pagave, që është një shqetësim, problem më i madh është se javët e para i nisnin mjekët në ekip, tani i kanë nisur të vetëm duke krijuar edhe risqe të mëdha në mbulimin optimal të shërbimit sepse urgjencat apo rastet e vështira kërkojne ekip.

“Nga ana tjetër disa mjekë po marrin veglat e operacionit me vete, sepse nuk ka asnjë kusht për të kryer operacione me standarde, sikurse më e keqja, në disa spitale rajonale mungojnë bankat e  gjakut”, thuhet në denoncimin e mbërritur.

Burime për “Pro Pacientin”, konfirmojnë se në fakt çështja e pagave qëndron, ndërkohë sa i takon çështjes së infrastrukturës, kjo thonë burimet, nuk ishte e panjohur për Ministrinë e Shëndetësisë, megjithatë “kanë marrë përsipër ta vënë mjekun përballë këtij risku”./ ProPacientit.com

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve