1 Maj, Shoqata Together for Life organizon tubim për të drejtat në punë

Më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Shqipëri si dhe në gjithë botën zhvillohen aktivitete që kanë në fokus mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të punonjësve.

E drejta për punësim të sigurtë e të denjë dhe sigurim shoqëror nuk është vetëm një e drejtë bazë me natyrë social-ekonomike, por edhe një nga të drejtat themelore të njeriut dhe një e drejtë kushtetuese. E drejta për punësim dhe profesion garantohet në disa akte ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti Shqiptar, konkretisht, në nenin 6 (1), të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, në nenin 1 (2) , të Kartës Sociale Europiane dhe në nenin 11 (1), të Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Gruas.

Megjithatë, situata e respektimit të të drejtave të punëmarrësve në Shqipëri shoqërohet nga shkelje serioze dhe të përsëritura të të drejtave në punë. Vetëm gjatë vitit 2018, në vendin tonë, 27 punonjës kanë humbur jetën në vendin e punës, rreth 23 % e punonjësve punojnë mbi 40 orë në javë, në kundërshtim me Kodin e Punës, punësimi i të miturve mbetet një shqetësim ku ka nevojë të merren masa parandaluese, dialogu social mbetet i ulët qoftë në sektorin privat ashtu edhe shtetëror, lëvizja sindikale nuk ka peshën e nevojshme për të ndikuar respektimin e kushteve të punës për punonjësit, etj.

Për zbatimin më mirë të legjislacionit të punës dhe respektimit të të drejtave të punonjësve, Shoqata “Together for Life”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i mobilizimit social për të drejtat në pune”, i cili mbështetet nga Olof Palme International Center organizoi sot një tubim para Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si institucioni përgjegjës shtetëror për punësim të sigurt e të denjë dhe sigurim shoqëror.

Pjesë e këtij tubimi ishin thirrjet e për kushte më të mira pune, për punë të sigurt dhe të denjë për punëmarrësit. Në tubim morën pjesë qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të sindikatave, në mbrojtje të të drejtave të punonjësve.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren