Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?

Temperaturat e larta dhe i nxehti gjatë stinës së verës mund të shikohen si një lehtësim nga dimri i ftohtë por kur ato arrijnë vlera të larta mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës.Grupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë:
• Të moshuarit
• Foshnjat dhe fëmijët e vegjël
• Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:
– Sëmundjet kardiovaskulare
– Diabeti, thyreotoksikoza
– Sëmundja pulmonare obstruktive kronike SPOK
– Sëmundje e mendore
– Sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, etj
• Gratë shtatzëna

Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?

Efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit tonë nuk arrin të shpërndaje nxehtësinë e tepërt. Këto efekte do të varen nga koha e ekspozimit ndaj këtyre temperaturave, shpeshtësia e ekspozimit si dhe intensiteti i ekspozimit. Gjithashtu këto efekte varen edhe nga mosha dhe gjendja shëndetësore. Të moshuarit përbëjnë grupin më të madh të rrezikuar nga temperaturat e larta pasi ata shpesh vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Me rritjen e moshës aftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e trupit bie, tek ata ulet toleranca ndaj nxehtësisë, etja ndjehet vonë, reagimi i djersitjes është i vonuar dhe numri i gjëndrave të djersës është i reduktuar.
Gjendja shëndetësore e individëve që vuajnë nga sëmundjet kronike rëndohet si pasojë e dëmtimit të disa mekanizmave përshtatës ndaj temperaturave të larta:
Të sëmurët kardiovaskularë kanë dëmtim të përgjigjes së termorregullimit, përgjigje e reduktuar e sistemit kardiovaskular dhe rrezik të lartë për trombozë koronare dhe cerebrale. Tek ata ndodhin ndryshime në funksionin e veshkave të cilat mund të shkaktojnë çrregullime të ritmit të zemrës. Ata që vuajnë nga hipertensioni mund të bëjnë një rënie të papritur të presionit arterial e cila mund të çojë në ishemi cerebrale.
Tek të sëmurët me diabet dhe sëmundje të tjera endokrine, rëndimi i gjendjes shëndetësore është i lidhur me çrregullimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë e cila mund të luajë një rol në reduktimin e shpërndarjes së nxehtësisë, gjithashtu djersitja reduktohet dhe ndodhin ndryshime metabolike.
Tek individët me SPOK, astmë dhe bronkit kronik rëndohet gjendja shëndetësore sipas efektit të kombinuar midis temperatures së lartë dhe ajrit të ndotur. Për shkak të hiperventilimit dhe të dispense këta të sëmurë kanë vështirësi në shpërndarjen e nxehtësisë, dhe dehidrimi pengon nxjerrjen e sekrecioneve nga rrugët e frymëmarrjes.
Gjithashtu përdorimi i disa medikamenteve mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë. P.sh medikamentet antidepresive çrregullojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperatureën trupore, antihistaminikët ndikojnë në aftësinë e trupit për tu djersitur. Gjithashtu edhe betabllokuesit që merren për të kontrolluar HTA ndikojnë në djersitjen e trupit të individit./ ISHP/ MSHMS

Postime të ngjashme

Në QSUT pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit? Ja çfarë thotë ministrja Sala
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
4.9 milionë fëmijë nën 5 vjeç kanë humbur jetën gjatë 2024! OBSH: Të investohet në kujdesin shëndetësor parësor
Studimi: Ngrohja globale po ndikon në uljen e aktivitetit fizik, rritet vdekshmëria
Si mund ta zvogëlojnë zakonet tona të përditshme rrezikun e kancerit
U dhunua nga ish-bashkëshorti, 25-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
Temperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi