Këta dy përbërës të qumështit dhe djathit, ndihmojnë për një shëndet më të mirë

Qumështi dhe nënproduktet e qumështit janë komponentë të rëndësishëm të një diete të shëndetshme. Vështirë se ndonjë ushqim tjetër është kaq i pasur me përbërës të shëndetshëm.

Është e njohur se qumështi është i mirë për kockat dhe se fëmijët duhet të konsumojnë shumë qumësht për të ndërtuar dhëmbët e tyre.

Përveç shumë përbërësve të shëndetshëm si kalciumi, magnezi, kaliumi, jodi dhe zinku, qumështi dhe produktet e qumështit japin një kontribut vendimtar në mbulimin e nevojave ditore dhe për këtë arsye janë të pazëvendësueshme në dietën tonë.

Përbërësit e panjohur ndihmues: triptofani dhe kazeina

Produktet e qumështit dhe djathit përmbajnë “përbërës që të bëjnë të ndihesh më mirë” siç është triptofani, një pararendës i hormonit të lumturisë, serotoninës. Meqenëse trupi nuk mund të prodhojë vetë triptofan, ai duhet të merret përmes ushqimit. Qumështi dhe djathi, por edhe arrat, mishi pa dhjamë dhe peshku janë të pasura me triptofan. Një fetë djathi kaçkavall përmban rreth 130 mg triptofan, ndërkohë që nevoja ditore është rreth 250 mg. Në mënyrë që triptofani të përthithet shpejt nga truri, nevojiten karbohidrate shtesë.

Një fetë djathë gjithashtu ndalon kariusin dhe baktusin, sepse djathi mbron dhëmbët nga prishja: pas ngrënies, acidet sulmojnë smaltin e dhëmbëve dhe tresin mineralet. Proteina “kazeinë” tashmë kombinohet në gojë me kalciumin dhe fosfatin që përmban djathi. Ky kombinim zëvendëson mineralet e humbura dhe në këtë mënyrë shërben për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

 

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi

Burim: https://www.gesundheit-aktuell.de/artikel/gesunde-ernaehrung-mit-milch-und-kaese.html

 

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës