Flini me freskuese ndezur? Simptoma që shfaqet në mëngjes ju paralajmëron probleme me shëndetin

Pse nuk është ide e mirë të flini me një freskuese ndezur?! Mund të jetë mjaft joshëse ta ndizni freskuesen ndërkohë që flini gjumë, por duhet të mendoheni dy herë për këtë. Një freskuese punon duke nxjerrë ajër të ftohtë nëpër dhomë, gjë që është ideale nëse është shumë vapë, por gjithashtu mund t’ju thajë fytin, hundën dhe sytë, gjë që është problem.

Freskueset gjithashtu mund të fryjnë grimcat e polenit dhe pluhurit në hundë dhe në sy, e hapin shumë probleme për njerëzit me alergji.

Siç shpjegon faqja e internetit “Këshilltarët e Gjumit”, rryma e vazhdueshme e ajrit ka një tendencë të thajë rrugët tuaja të frymëmarrjes dhe mund të ndikojë në sinuset tuaja.

Nëse thatësia është ekstreme, kjo mund të rezultojë që trupi juaj që prodhojë mukus të tepërt. Kështu që jeni më të ndjeshëm ndaj bllokimit, mbytjes dhe dhimbjeve të kokës.

Njerëzit që flenë me freskuese drejt tyre mund të zgjohen me muskuj të ftohur që i dhembin. Kjo për shkak se ajri i ftohtë mund t’i bëjë muskujt tuaj të tensionuar. Ky problem është i zakonshëm për njerëzit që flenë me freskuese pranë fytyrës dhe qafës. Nëse zgjoheni me dhimbje qafe, është pa diskutim për shkak për freskueses.

Burimi: faxweb

Postime të ngjashme

Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi