A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja

Mjekja gjinekologe, Denisa Golemi, në podcastin “Shëndet!”, ka shpjeguar nëse ka apo jo një lidhje mes menopauzës dhe sëmundjeve malinje te gratë.

“Në momentin që kalojmë në menopauzë, kemi një lloj mbrojtjeje, qoftë për sëmundjet malinje të gjirit, qoftë për të mitrës, ose traktit riprodhues, sepse shkaku kryesor i këtyre dy patologjive është estrogjeni. Një hormon që prodhohet që jemi gjatë kohës që jemi në fazë riprodhuese. Në momentin që shkojmë në menopauzë kemi një vetëmbrojtje. Jo se nuk prekemi, por rastet janë më të pakta në këto grup mosha, sepse fakti që nuk e kemi këtë hormon prezent është një lloj mbrojtjeje që ne kemi ndaj organizmit tonë”, tha mjekja.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar në YouTube: Gazeta Shëndeti

Postime të ngjashme

7 gabime që bëni në mëngjes, të cilat dëmtojnë zorrët
ChatGPT nuk do të japë më këshilla mjekësore! Ja çfarë parashikon rregullorja e re
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!
Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier
Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor
Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-kryeministëri dhe ish-lideri i PS-së
3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke