Kryefaqja Shendeti a-z S Apendiciti kronik, dhimbjet mund t’i ndjeni në stomak

Apendiciti kronik, dhimbjet mund t’i ndjeni në stomak

0
Shpërndaje

Pier Gildo Bianchi

Ndodh relativisht shpesh që një person të ankohet për shqetësime të stomakut dhe që pas analizash të kujdesshme radiologjike, të zbulohet se stomaku është në rregull, por është apendiciti ai që vuan.

Dieta dhimbje stomakuKemi vënë në dukje se aparati tretës përbën një të tërë dhe që mund të ndodhë që një pjesë e tij të përdoret nga një organ i largët për të zbuluar gjendjen e tij patologjike, kështu është për apendicitin kronik.

Nuk janë të paktë personat që duke pasur pikërisht një apendicit të inflamuar kronikisht, të rrethuar nga aderenca që e fiksojnë në pjesët e tjera të zorrëve, duke “e ngatërruar” kuadrin morboz, nuk kanë dhembje në kuadratin e poshtëm të djathtë të barkut, por ndiejnë dhembje, djegie, të prera në stomak dhe thonë se janë “gastropatë”.

Shkojnë tek mjeku dhe kur, pas analizash të ndryshme, u rekomandohet operacioni i apendicitektomisë për t’i shpëtuar nga e keqja që i ka zënë (pra, heqja e apendicitit), çuditen pa masë, se kanë bindjen se janë vetëm të sëmurë nga stomaku.

Ndërsa ndodh më shpesh se mund të mendohet që apendiciti i inflamuar të reflektojë një kuadër klinik “në ditinacë”, për të cilin është protagonist stomaku që stimulon kështu një rol të reflektuar (kjo ndodh për një lojë nervo-endrokrine ku ai shpesh është i përzierë).

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here