Ashensorët jashtë funksionit, pacientët zvarriten shkallëve

Përvec sëmundjes që i mundon, pacientët e pavionit të ortopedisë dhe kirurgjisë në Spitalin e Traumës duhet të zgjidhin edhe problemin e transportit, pasi ashensori nuk funksionon.

Infermieri Frrok Bardhi shkruan:
Përshëndetje JOQ Albania!! Jam infermieri denoncues dhe refuzues i sistemit të kalbur shëndetësor në Shqipëri, Frrok Bardhi. Sonte denoncoj një skandal që ndodh në mes të Tiranës, në Spitalin e Traumës, mosfunksionimin e 2 nga 3 ashensorëve që nga viti i ri dhe në vazhdim deri më sot.
Dëshmitarë jane qytetarët halleplotë që fatkeqësisht rropaten ambienteve pa ashensor të këtij Spitali.

Nga 3 ashensorë që duhet të jenë në punë, është vetëm 1. Pse vallë? Ashensori i Kirurgjisë dhe Ortopedisë nuk punojnë që në fillim të vitit dhe si rrjedhojë pacientët me fraktura dhe problematika të ndryshme shëndetësore të 3 kateve Ortopedi 1,2,3 lëvizin nga 100,200 apo 300 metra korridoreve të spitalit, gjatësia, e vuajtjeve të tyre varet sipas largësisë së dhomave në të cilat janë të shtruar të sëmurët.

Por ndodh rëndomë që edhe ashensori i cili herë punon dhe herë bllokohet në mes të kateve, në raste urgjente qëllon që pacientët të presin në radhë ndoshta edhe 20 minuta vonesë, pasi në disa raste fluksi ka radhë të gjate tek dera e tij.

E pyes drejtorin e spitalit të Traumës, Arben Zenelaj, kush e ka fajin që nuk janë rregulluar ashensorët nga Janari 2019? Çfarë borxhi kanë pacientët e operuar dhe me fraktura të të gjitha lloejve, që të marrin me zvarritje korridoret e spitalit sa herë ata kanë nevojë për një shërbim ndryshe dhe më të specializuar? Arben, qoftë ti por edhe kryeinfermierja e emëruar nga ti, a mos është më mirë të merreni me rregullimin e gjendjes dhe eleminimin e mangësive në Spital, sesa të ndiqni dhe të imitoni mënyrën e të ngrënit, ecjes, veshjes së personelit mjekësor, të cilët i ndiqni çdo ditë dhe natë, orar dhe pa orar.
Arben, edhe sa kohë duhet që të rregullohen dy ashensorët e Spitalit, pasi me rregulimin e tyre do të përmirësohej dhënia e ndihmës mjekësore pacientëve të shumtë në Spitalin e Traumës. Arben,mos mendo se do falë ndonjërin pa denoncuar, kudo që të ma kapë rrezja, me fakte dhe me prova, sidomos hajdutët e Urgjencave do të kenë gjithë jetën vëmendjen time maksimale. Të kenë menduar hajdutët e urgjencave të na përplasin në të dyve me njëri-tjetrin, dhe se do shpëtojnë? Asnjëherë jo!

Arben, mos u mërzit me mua, pasi tashmë ky është misioni im, të denoncoj mangësitë në sistemin e kalbur shëndetësor në Shqipëri. Kam një thirrje për gazetarët të cilët e duan popullin dhe Shqipërinë, ndiqni problematikat në sistemin e kalbur shëndetësor, pasi aty fillon dhe mbyllet jeta jonë. Qytetarëve, ju bëj thirrje të kërkojnë llogari dhe informim se kush po i jep ndihmë, si dhe fiksoni në telefonat tuaj çdo padrejtësi,
dërgoni në rrjetet sociale që sistemi i kalbur shëndetësor në Shqipëri të rigjenerohet.
Reklamohet dhe pretendohet se është spitali më i mirë në vend, por mënyra se si drejohet tash e 2 vjet është e papranueshme.”

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku