Kryefaqja Femijet Baballarët e stresuar kanë më shumë gjasa të dhunojnë fëmijët e tyre

Baballarët e stresuar kanë më shumë gjasa të dhunojnë fëmijët e tyre

0
Shpërndaje

Për gazetën “Shëndet+”: Eneida Mjeshtri

Shumë të dhëna janë mbledhur mbi efektet e mirëqenies mendore dhe shpirtërore të nënave mbi fëmijët, por shumë pak është thënë për mënyrën si ndikon mbi ta humori dhe mirëqenia e etërve. Një studim i fundit ka treguar që baballarët që vuajnë nga depresioni ose stresi kronik, kanë më shumë gjasa që të dhunojnë fëmijët e tyre krahasuar me baballarët që nuk i kanë këto shqetësime. Baballarët në gjendje depresive deklaroheshin në këtë studim 4 herë më të prirur që t’i qëllonin fëmijët e tyre, dhe shumë më pak të përfshirë në aktivitetet e përditshme prindër-fëmijë, të tilla si leximi i një libri.

babi dhe djaliPor çuditërisht, etërit, pavarësisht gjendjes së tyre emocionale ose mendore deklaronin që luanin rregullisht lojëra duke kënduar dhe duke folur me fëmijët e tyre. Hulumtuesit thonë se kjo tregon se këto aktivitete mund të jenë më shumë sjellje rutinore për etërit se leximi.

Megjithatë, ka vend për shpresë dhe përmirësim. Autorët e hulumtimit thonë se 77 për qind e etërve në depresion raportuan se flisnin me pediatrin e fëmijës së tyre për problemet e veta emocionale dhe të sjelljes. Vizitat tek pediatri mund të ofrojnë mundësi të shkëlqyera për mjekët për të diskutuar zakonet prindërore me etërit dhe mund t’i referojnë çdo babai në depresion trajtimin e përshtatshëm nëse është e nevojshme.

Roli aktiv i etërve në familje dhe shëndeti i tyre mendor ndikojnë qartazi zhvillimin e fëmijëve dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme. Në botën perëndimore fusha e pediatrisë tashmë po përballet me gjetjen e shtigjeve të reja për të mbështetur etërit në rolin e tyre prindëror në po të njëjtën mënyrë që mbështeten nënat.

Por si e konceptojnë pediatrit shqiptarë rolin e tyre si mjek fëmijësh? A mendojnë ata se kurimi i mirë i fëmijës lidhet edhe me situatën e tij socio-psikologjike familjare? A investohen ata në këshilla prindërore apo referime mjekësore për probleme shëndetësore ose relacionale të çiftit prindëror. Por më e rëndësishmja, a ka vërtet etër shqiptarë që përflasin problemet e tyre me mjekun e fëmijës?

Redaksia e “Shëndet+” do të investigojë mbi qëndrimet e të dyja palëve dhe do t’ua bëjë këtë të ditur në muajt e ardhshëm. Vazhdoni të na ndiqni!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here