Bluzat e bardha denoncojnë shpërdorimin e fondeve publike në shëndetësi

“Largimi i profesionistëve të shëndetësisë në një ditë të bukur me diell nën qiellin e ristrukturimit është alarmi i asaj se çfarë pritet të ndodhë në shëndetësi në ditët e muajt në vazhdim”.

Është ky alarmi që bluzat e bardha ngrenë pas shkarkimit nga detyra të 34 punonjësve me eksperiencë pune disavjeçare në Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas Kolegjit të Mjekëve të Shqipërisë, “largimi i mjekëve profesionistë, ekonomistëve dhe juristëve ka për qëllim të nxjerrë përfitime milionëshe në kurriz të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.

Lexoni shkrimin e plotë…

Me largimin e 34 punonjësve të Fondit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, buxheti i shtetit do të gjendet në kolapsin e tij. Largimi i mjekëve profesionistë, ekonomistëve dhe juristëve ka për qëllim të nxjerrë përfitime milionëshe në kurriz të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.

34 punonjësit e kontrollit spitalor janë përpjekur ndër vite të rrisin performancën e spitaleve, që spitalet të jenë të ndërgjegjshme, të ruhen nga vetë ligji i sigurimeve shëndetësore, dhe jo me shkop siç duan ta kthejnë monitorimin e spitaleve. Përmes procesit të auditimit në spitalet publike dhe jo publike, profesionistët mjekë, ekonomistë e juristë kanë nxjerrë konkluzione të dobishme për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe janë përpjekur për të rregulluar problematikat e menaxhimit të tyre.

Ristrukturimi i drejtorisë spitalore (DSHSUKS) po largon nga vëmendja auditimin e fondeve buxhetore dhe do të merret me inspektimin e përciptë të tyre. Kjo është zgjidhja e momentit. Po çfarë do të thotë kjo? Çfarë forme merr kjo qeverisje e re e fondeve publike? Cilat do të jenë pasojat e menaxhimit të tyre? Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët, kudo në sistemin publik apo në sistemin jopublik kontrollohet, monitorohet nga këta 34 profesionistë të shëndetësisë. Largimi i tyre do të krijojë mangësi të theksuara. Sot në gjithë territorin e vendit janë rreth 54 spitale publike dhe jopublike, 122 klinika private, 408 laboratorë privatë. Nga këto, janë vetëm 5 spitale publike dhe jopublike të akredituara. Ky proces akreditimi si do të funksionojë me largimin e profesionistëve të kontrollit dhe të monitorimit; edhe pse Ministrja e ka shprehur prerë se strukturat shëndetësore jo publike që nuk zbatojnë kriteret e vendosura do të ndëshkohen deri në mbyllje të aktivitetit, çfarë do të ndodhë nesër; Po me strukturat shtetërore jopublike, të cilat nuk do të plotësojnë standardet bazë, bazuar në ligjin për kujdesin spitalor në Republikën e Shqipërisë si do të pezullohet aktiviteti i tyre?

E tashmja e sistemit shëndetësor?

Sistemi Shëndetësor në Shqipëri është i organizuar në sektorin publik dhe jopublik. Institucionet shëndetësore publike sigurojnë pjesën më të madhe të shërbimeve shëndetësore që i ofrohen popullatës, si në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Institucionet shëndetësore jopublike kanë një rritje në gamën e shërbimeve shëndetësore kryesisht në vitet e fundit dhe për shkak të politikave qeveritare për përfitimin e shërbimeve shëndetësore nga PPP, por dhe formave të tjera të partneritetit, si: koncesionet.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është i vetmi institucion publik, autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Nisur nga kompetencat e parashikuara nga ligji i tij organik, Fondi menaxhon skemën e sigurimeve duke synuar të sigurojë fleksibilitet në financimin e shërbimeve shëndetësore, transparencë në administrim dhe besueshmëri maksimale të popullatës, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor, duke synuar mbulimin universal të popullatës.

Fondi përdor metodat e pagesës së shërbimeve shëndetësore, për të influencuar në rritjen e aksesit, parandalimin dhe përmirësimin e treguesve shëndetësorë të popullatës.
Mekanizëm i implementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore janë kontratat vjetore me dhënësit publikë dhe privatë të shërbimeve shëndetësore për ofrimin e paketave të shërbimeve shëndetësore.

Skema e sigurimeve shëndetësore mbulon:
1. Shërbimin parësor. 2. Shërbimin spitalor 3. Listën e barnave të rimbursueshme.
Ligji për sigurimin e kujdesit shëndetësor përcakton si qëllim vendosjen dhe zbatimin e skemës së sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, duke parashikuar dhe financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore, listën e barnave të rimbursueshme, listën e pajisjeve mjekësore mbi bazën e kontributeve të sigurimit të detyrueshëm, sigurimit vullnetar, transfertave nga Ministria e Shëndetësisë, transfertat nga buxheti i shtetit për balancimin e buxhetit të Fondit, të pagesave të drejtpërdrejta, dhurimet, etj.
Ligji i Fondit ka parashikuar mundësinë e përfshirjes në skemë përmes kontraktimit të spitaleve jopublike për paketat e caktuara shërbimesh shëndetësore.

E ardhmja e sistemit shëndetësor?
Largimi i profesionistëve të shëndetësisë në një ditë të bukur me diell nën qiellin e ristrukturimit është alarmi i asaj se çfarë pritet të ndodhë në shëndetësi në ditët e muajt në vazhdim.
Alarmi lidhet me pyetjen se çfarë do të ndodhë me paratë e taksapaguesve;
Përgjigja është:
Mungesa e specialistëve të fushës të profilit financiar, mjekësor dhe jurdidik në kontrollet tematike dhe të plota në spitalet publike dhe private

Ulja e efikasitetit të sistemit aktual
Mungesa e llogaritjes së kostove mbi diagnozë për çdo spital
Keqmenaxhimi i fondeve publike, mungesa e llogaritjeve të shpenzimeve korrekte të spitaleve, sistemi spitalor nuk do të funksionojë, performanca e tij do të vijë duke u ulur.

Kush e lexon me kujdes revoltën e 34 punonjësve të shëndetësisë të cilët kanë hedhur e krijuar çdo themel të auditimit e kupton me të drejtë revoltimin dhe reagimin e tyre. Por nuk mjafton kjo, drejtoresha e Drejtorisë Spitalore u bën presion të vazhdueshëm duke gjetur si rrugëzgjidhje formën e apelit. Sepse vetëm këtë di të bëjë më mirë se çdo gjë tjetër në jetë.

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku