Çfarë i ndodh trupit 24 orë pasi keni pirë birrë

Kur konsumojnë birrë, ajo hyn në gjak pas 5 minutash dhe menjëherë vepron në tru dhe muskuj.

Nëse hani një vakt të rëndë para se të pini birrë, alkooli nuk do të hyjë në gjak në mënyrë të shpejtë. Ndikimi i alkoolit varet gjithashtu nga mosha.

alkool5Në qoftë se jeni nën stres dhe nivelet e hormoneve janë të larta, metabolizmi do të përshpejtojë thithjen e alkoolit.

Pak minuta pas konsumimit të birrës: alkooli pas konsumimit kalon përmes trupit në stomak, ku hyn në gjak dhe arrin trurin dhe muskujt.

Pas 10 minutash: pas 10 minutash trupi e njeh alkoolin si helm dhe përpiqet ta tresë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas 15 minutash: stomaku fillon të tresë alkoolin për ta hequr nga trupi dhe kështu fillon të konvertojë alkoolin në kimikate të tjera. Ai përfshin konvertimin e aketaldehideve, lëndë  toksike që shkaktojnë  gjendjen e keqe të trupit të nesërmen.

Alkooli është konvertuar në acid acetik dhe ujë, dhe gjatë dekompozimit të mëtejshëm, në ujë dhe acide yndyrore.

Pas 20 minutash: pas 20 minutash ju filloni të ndjeni simptomat e efektit të përgjithshëm të alkoolit, koka juaj është e lehtë dhe jeni të tejmbushur me lumturi.

Pas 45 në 90 minutash: pas 45 deri 90 minutash efekti i i alkoolit arrin kulmin.

Pas 60 minutave: pas 60 minutave, duhet të shkoni në banjë, sepse alkooli është një diuretik, dhe nga veshkat shkon drejtpërdrejt në fshikëz, kështu që duhet të urinoni më shpesh dhe për këtë arsye jeni të  dehidratuar.

Pas 12 deri 24 orësh: pas 12 deri në 24 orë kur të zgjoheni,  ndoshta do të ndjeni simptomat:  dhimbje koke, marramendje, etje, zbehje, ethe ,të cilat janë simptomat e shkaktuara nga dehidrimi. Arsyeja për këtë gjëndje është se trupi është ende duke luftuar me alkoolin./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës