Denoncim: Lagështirë dhe myk në Klinikën Stomatologjike Universitare, QSUT

Denisa Canameti

“Kjo është situata e higjienës në KSU, Klinika Stomatologjike Universitare”.

Ky denoncim, bashkëngjitur disa foto, kanë mbërritur në redaksinë e Pro Pacientit ditën e sotme. Pamjet e dëshmuara përmes fotove tregojnë për një ambient me lagështirë dhe me kushte higjiene shumë të këqija.

Shërbimi dentar shtetëror nuk është braktisur nga qytetarët. Përkundrazi, është i lartë numri i atyre që i drejtohen shtetit, pasi ky shërbim në privat është shumë i shtrenjtë. Mirëpo, krahas përfitimit ekonomik, duket se cilësia e shërbimit vihet në pikëpyetje për shkak të kushteve jo optimale të ambienteve.

Në këtë klinikë studentët e stomatologjisë zhvillojnë orët e tyre të praktikës nën mbikëqyrjen e pedagogëve.

Ndërkohë, sipas ligjit “Për Shërbimin Stomatologjik në Republikën e Shqipërisë” ky shërbim ofrohet falas për:

  • personat nga mosha 0 deri 18 vjeç;
  • të sëmurët e shtruar dhe ata që trajtohen në institucione spitalore publike, për mjekime urgjence;
  • kategori të veçanta individësh që, me ligje dhe akte nënligjore të veçanta.

Shteti merr përsipër të mbulojë pjesërisht:

  • shërbimin e urgjencave stomatologjike për moshat mbi 18 vjeç;
  • shërbime stomatologjike në Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë;
  • shërbime stomatologjike në institucionet stomatologjike publike./ Pro Pacientit

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi